Sport Të tjera

VOLEJBOLL FEMRA/ Shpartallon në finale Tiranën, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2021 në volejboll për femra. Të kuqet fituan serinë e finaleve përballë Tiranës me rezultatin 3-0, duke koleksionuar kështu titullin e katërt në historinë e klubit.

Ashtu sikurse edhe në dy finalet e mëparshme, skuadra e Andi Lundrës dominoi totalisht edhe në takimin e tretë, që u mbyll disa minuta më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Partizani triumfoi bindshëm 3-0 (25-11, 25-17, 25-20) në një ndeshje që nuk pati shumë histori. Në këtë sezon Partizani e ka mposhtur Tiranën edhe në finalen e Kupës.

Kujtojmë që finalet ashtu sikurse i gjithë sezoni 2021 i volejbollit është zhvilluar pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-COVID.

Related posts

“BALLISTËT” NUK NDALUAN SË KËNDUARI PËR TË/ Reagon gruaja e portierit të Vardarit: Kaq interesante jam…

Delo.autor

MESSI FENOMENAL/ “PLESHTI” shënon një gol SPEKTAKOLAR kundër Valencias (VIDEO)

Isa.Autor

VARSHAVA I PËRULET MUÇIT/ “Dopieta” e tij tërbon Emery dhe heroin e Argjentinës. Më i miri në fushë, e vlerëson edhe UEFA

F.autor

Leave a Comment