Futboll Premier League Sport

YLLI SANE HUMB NJË RAST Ë ARTË/ Salah nuk u beson syve, shikoni reagimin e çuditshëm të egjiptianit (VIDEO)

Liverpuli arriti të marrë një fitore të madhe në kampionat këtë javë, teksa mundi Arsenalin me rezultatin e pastër 3-0.

Kur ndeshja ishte në sekondat e fundit, portieri i Liverpulit, Alison, shkelmoi fort një top drejt sulmit, top i cili shkoi në këmbët e sulmuesit Salah, me këtë të fundit që pason më pas tek Mane, dhe senegalezi humbi një rast të artë për ta thelluar akoma më shumë rezultatin. Por ajo që çuditi ishte reagimi i Salah kur shoku i tij i skuadrës Mane humbi rastin.

Teksa nuk u beson syve sulmuesi egjiptian vendos duart në kokë dhe shtrihet në fushë. Videoja ka bërë xhiron e botës dhe është komentuar shumë, pasi ka kohë që flitet për një krisje të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Related posts

E KONSIDERONTE DJALIN E TIJ/ Ish-trajnerit kampion bote i mbahet i fshehtë lajmi i vdekjes së Maradonës

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E KLUBIT/ Nis numërimi mbrapsht për Lacazette, Arsenal fikson çmimin

Delo.autor

BORXHI 320 MILIONË LEKË/ Ja nismat e tifozëve shkodranë për të mos ndërprerë ëndrrën…

Delo.autor

Leave a Comment