Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS/ I skadon kontrata në korrik, Milani gati të transferojë mbrojtësin e Inter…

Sipas gazetës italiane ‘’SportItalia’’, Milani është hedhur në sulm për mbrojtësin e Interit, Danilo D’Ambrosio të cilit i skadon kontrata këtë verë me zikaltrit.

Në gazetë thuhet se kuqezinjtë i kanë ofruar një kontratë dy vjeçare mbrojtësit italian, i cili do të transferohej tek ‘’kushurinjtë’  me parametra zero. Për Milanin do të ishte një blerje cilësore, pasi D’Ambrosio e njeh mjaft mirë futbollin italian dhe Serinë A.

D’Ambrosio u transferua tek Interi në vitin 2017 dhe ka luajtur 229 ndeshje me zikaltrit. Këtë sezon me ardhjen e Hakimit dhe prezencën e Jang, mundësitë e aktivizimit të 32 vjeçarit kanë qenë të pakta, i cili ka kohë që e konsideron një largim nga zikaltrit.

Related posts

Milani shfaq interes për Berardin e Sassuolos dhe Ki Sung-Yueng e Swansea

Sadik.Autor

“NE FITOJMË NË FUSHË”/ Zidane: E lehtë të flisni për gjyqtarët, kini respekt për Real Madridin!

Delo.autor

PËRBALLJA HAPËSE NDAJ “AZZURRËVE” NË “EURO 2020″/ Portieri Cakir paralajmëron Italinë: Do të fitojmë sepse…

Delo.autor

Leave a Comment