Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Maqedona e Veriut. Rezultati 2-1

Luhet duke filluar nga ora 15:00, ndeshja mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për Grupin C në Euro 2020.

Skuadrat futen në fushë vetëm për fitoren, për të shpresuar te kualifikimi për më tej. Skuadra e Shevçenkos vjen si favorite, pas paraqitjes shumë të mirë ndaj Holandës, ku u mposhtën në fund 3-2.

Maqedonia e nis Europianin me humbje, teksa u mposht 3-1 nga Austria dhe tashmë do të kërkojnë të bëjnë surprizën, për të marrë fitoren e parë në histori në këtë kompeticion.

Për sa i përket formacioneve, trajnerët nuk i kanë kursyer më të mirët, duke hedhur në fushë, lojtarët që mendojnë se janë më në formë.

 

LIVE/ Ukrainë – Maqedonia e Veriut `2-1

Jarmolenko 29′, Jaremçuk 34’/ Alioski 57′

KOMENTI LIVE:

90′ Mbyllet koha e rregullt, gjyqtari akordon 4 minuta shtesë. Maqedonia në kërkim të barazimit.

83′ Malinovski gabon nga pika e 11-metërshit, Dimistrevski bën mrekullinë dhe mban skuadrën e tij në lojë në minutat e mbetura.

81′ Gjyqtari ndërpret lojën. Pas një goditje të lirë, ukrainasit pretendojnë për një prekje me dorë në zonë. Arbitri pasi konsultohet me VAR-in, akordon 11 metërsh.

78′ Del nga loja mesfushori Enis Bardhi, në fushë Avramoski. Ndërsa në radhët e ukrainasve lë lojën Shaparenko, dhe vendin e tij e zë Sidorçuk.

74′ Vetëm 4 minuta në fushë, Cikangov shpërdoron shansit e artë për të realizuar golin e tretë për Ukrainën.

70′ Surprizon Sheva, largon nga loja dy autorët e golave për ukrainasit, Jaremçuk dhe Jarmolenko. Në fushë Bisadin dhe Cigankov.

65′ Ka tension në zonë, sulmuesi Jaremçuk përplaset me portierin e Maqedonisë, por gjyqtari merr menjëherë situatën nën kontroll.

57′ Gooooooooool Maqedonia 2-1/ Alioski gabon nga 11-metërshi, por më pas korrigjon gabimin teksa në rënie e sipër godet saktë për të relizuar golin e parë për Maqedoninë. Rihapet kështu sfida.

55′ Pas një goditje të Trajkovskit topi përfundon në traversë ku pas tij shkon Pandev i cili ndalet me faull nga mbrojtësi dhe fiton penallti për Maqedoninë.

46′ Maqedonia e nis vrullshëm, Ademi humb rastin e artë përpara portës duke fituar vetëm një godtije nga këndi.

46′ Ka nisur pjesa e dytë, Maqedonia e nis me dy zëvendësime. Lën fushën e lojës Spirovski dhe Nikolon, në fushë Çurlinov dhe Trajkovski.

HT/ Mbyllet pjesa e parë, Ukraina dominon totalisht Maqedoninë e  Veriut duke i realizuar dy herë për 5 minuta. Ndërkohë vlen për tu përmendur goli i anulur i Goran Pandev i cili ishte në pozicion jashtë loje. Pritet një Maqedoni ndryshe në pjesën e dytë.

45′ Vetëm 1 minutë shtesë akordon gjyqtari anësor.

43′ Shaparenko ndëshkohet me karton të verdhe pas një simulimi në zonë. Gjyqtari nuk e fal ukrainasin.

38′ Maqedonia gjen golin me anë të kapitenit Pandev, por gjyqtari e anullon golin për pozicion jashtë loje.

34′ Goooooooool Ukraina 2-0/ Nuk mbahen ukrainasit, Jaremçuk shënon golin e dytë duke hedhur maqedonasit në tapet brenda  5 minutave. 

29′ GOOOOOOL Ukraina 1-0/ Ukrainasit në avantazh. Kapiteni Jarmolenko shfrytëzon saktë një përgjumje të maqedonasve dhe dërgon topin në portën e boashtisur. Shpërthen në festë trajneri Shevçenko.

18′ Minuta të vakëta, dzyja skaudrat luajnë në mesfushë duke u munduar të gjejnë hapësira në sulm.

11’ Rast i artë shënimi për Ukrainën me Jaremçuk, i cili shfaqet i vetëm me portierin, por në momentin e fundit tenton të pasojë te Malinovski, me topin që ndalet nga Ristovski.

8’ Mundësi shumë e mirë për Ukrainën, me Malinovskin, që lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën nga jashtë zone, por reagon mirë Dimitrievski, i cili dërgon topin në goditje këndi.

7’ Levkovski largon një top të rrezikshëm në zonën e Maqedonisë, pas një krosimit të Jarmolenko.

2’ Më kërkues maqedonasit në minutat e para, me Elmas që merr një top në zonë, por është i vëmendshëm portieri i Ukrainës, i cili largon rrezikun.

1′ Starton ndeshja

Related posts

RIVALITETI MES TYRE NUK KA MARRË FUND/ Khabib për sfidën ndaj Conor McGregor, i gatshëm të shkojë në…

Delo.autor

SULMUESI I ÇUDIRAVE/ Histori e pabesueshme, kur ylli Vardi luante me byzylyk elektronik në kavilje

Delo.autor

STADIUMI I KUKËSIT MERR FORMË/ Shikoni në çfarë faze kanë arritur punimet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment