Futboll La Liga Sport

PËRFUNDOJNË 18 VITE VUAJTJE/ Alaves i shkakton humbjen e parë Atletiko Madrid në La Liga

Kampionët e Atletiko Madrid kanë regjistruar sot humbjen e parë sezonale në La Liga dhe nuk ka qenë ndaj një prej skuadrave pretendente për titull apo për zonën Champions. Ekipi i Simeones është mundur me shifrat 1-0 nga Deportivo Alavesh, e cila nuk kishte marrë asnjë pikë deri në ndeshjen e sotme.

Goli i Laguardia që në minutën e katërt bëri që Atletiko të kalonte një sfidë në sulm në kërkim të barazimit, përballë vendasve të cilët u mblodhën në prapavijë dhe mbrojtën me çdo mënyrë rezultatin, të ndërgjegjshëm që hera e fundit që kishin mundur këtë kundërshtar ishte në majin e vitit 2003.

Dominimi i Atletikos ishte i dukshëm por Jorente, Hermoso, De Paul dhe Korrea shpërdoruan të gjithë mundësitë që iu shfaqën. Kështu, Atletiko shkon me një humbje në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampioneve ndaj Milanit, ndërsa Alavesh duket se ka ringjallur shanset e saj për mbijetesën më shumë për shkak të një fitoreje e cila padyshim do të shërbejë për moralin e kthejë entuziazmin në ekip.

Related posts

“THUMBON” KEQ REAL MADRID ME FJALËT E TIJ/ Gareth Bale: Nuk isha i lumtur…

Delo.autor

SENEGALI TRIUMFOI NË KUPËN E AFRIKËS/ Sulmuesi i Liverpool: Më vjen keq për Salah, jemi shumë krenarë

Delo.autor

City kontratë marramendëse Guardiolës, bëhet trajneri më i paguar në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment