Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Orar i ri policor dhe zhvillimi i Zgjedhjeve, ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare

Ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare. Pas lëvizjes së orarit policor nga ora 20:00 në 22:00, nga fundjava e ardhshme ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë nuk do të zhvillohen më në orën 13:30, por në orën 15:00.

Gjithashtu organizimi i kampionatit të javës së ardhshme pritet të bëhet e gjitha ditën e shtunë, më 24 prill, duke parë se një ditë më pas, ekzaktësisht më 25 prill do të mbahen Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të Republikës së Shqipërisë.

Orari i ri pritet të ndryshojë edhe për Kategorinë Superiore, por FSHF për javën e 28-të ende nuk i ka bërë me dije oraret, ndonëse të gjitha do të luhen ditën e dielë, 18 prill.

Related posts

IRONIA DHE INJORIMI/ Mourinho: Casillas mashtron, në fshehtësi është më i miri!

Isa.Autor

MESFUSHORI NGA UELLSI/ “Tersi” i personave “Vip” drejt largimit nga Arsenali

Isa.Autor

FITORE KARAKTERI/ Griezman shkruan historinë, Atletico kap Barcelonën (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment