Futboll Premier League Sport

PSG fut në dilemë Chelsean me kampionin e botës, s’ka marrëveshje

Raportohet se Chelsea dhe N’Golo Kante nuk kanë gjetur ende një marrëveshje në lidhje me kontratën e re, për shkak të ndërhyrjes së Paris-Saint Germain. Futbollisti i përfaqësueses së Francës, ka rezultuar jetik te Chelsea në këto dy sezone te Blutë e Londrës. Në vitin e tij të parë në Londër ai fitoi çmimin “PFA Player of the Year”, pasi ndihmoi klubin e tij që të fitonte titullin kampion në Premier League, vetëm një vit pas sezonit të pabesueshëm me Leicester. Mesfushori 27-vjeçar e ka impostuar veten mes futbollistëve të pazëvendësueshëm në formacionin e Bluve, duke munguar në total vetëm në shtatë ndeshje të kampionatit gjatë kohës së tij në “Stamford Bridge”. Shefat e Chelseas janë të dëshpëruar që të zyrtarizojnë sa më parë kontratën e re me ish-futbollistin e Caen, pas interesimit shumë intensive të shfaqur nga ana e kampionëve të Francës, PSG.

Sipas ‘Telefoot’, mbetet ende që të gjendet një marrëveshje, çka mund të zhvillohet si një shqetësim për tifozët e Chelseas. Ishte vetë Kante, që gjatë një interviste për ‘RMC Sport’ që ka pranuar se PSG ka kërkuar me insistim firmën e francezit këtë verë. “Nuk kisha asnjë dëshirë të veçantë që të shkoja tjetër kund pas Kupës së Botës. Ndërkohë, kishte interesim nga klube të tjera, por gjërat u bënë të qarta pasi komunikova me Chelsean. Gjëja tjetër më logjike ishte të vazdhdoj me Chelsean. Ekzistuan kontaktet me PSG, pop o. Gjithsesi, pas një diskutimi me klubin kuptova se gjëja kryesore për mua ishte që të ndihem mirë aty ku isha dhe ku ndodhem. Jam me Chelsean, të qëndroj me Chelsean është mirë për mua”, deklaroi Kante.

Related posts

U mposht nga Barça, Real Madrid konsideron shkarkimin e Zidane

Delo.autor

“ËSHTË NJË JASHTËTOKËSOR”/ Flet trajneri i Brazilit, Tite: Ja si e ndalëm “Pleshtin”

Delo.autor

Ronaldo një lider, zbuloni mesazhin që i ka përcjellë futbollistëve të Realit

Q.Autor

Leave a Comment