Futboll Seria A Sport

“AS MESSI DHE AS RONALDO”/ Bomberi Lukaku befason me emrin e sulmuesit më të fortë

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili sapo është shpallur kampion i Serie A me Interin, konsideron se sulmuesi më i mirë në botë është francezi i Real Madridit. “Karim Benzema. Nuk ka krahasim”, – deklaroi ndërkombëtari belg në një intervistë të transmetuar nga radiotelevizioni publik RTBF, kur u pyet se cilin konsideron sulmuesin më të mirë sot për sot.

Lukaku, i cili ka shënuar 27 gola në 42 ndeshje këtë sezon, gjithashtu iu referua shokëve belgë të Benzema te Real Madridi, portierit Thibaut Courtois dhe sulmuesit Eden Hazard, të cilët sonte përballen me Chelsea në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ai tha se do t’u dërgonte atyre një mesazh para ndeshjes.

Sa i përket Hazard, kapitenit të kombëtares belge, i cili ka pësuar një kalvar dëmtimesh dy sezonet e fundit, Lukaku tha: “Nuk dorëzohet. Ai do të luajë përsëri (kundër Chelsea) dhe shpresoj se në fund të sezonit mund të fitojë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. Ne duam ta kemi në 100% të formës në Kampionatin Europian. Një Eden 100% do të ishte mjaft mirë për Belgjikën”.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kamza: Drithërima në portën e durrsakëve, Hidi i mohon 2 herë golin skuadrës mike (VIDEO)

Delo.autor

Pistë e re për Gjimshitin, tani Balliu e ka një çmim!

Sadik.Autor

INTER VAZHDON ME PËRFORCIMET/ Marotta kërkon të marrë në janar titullarin e Chelseat…

Delo.autor

Leave a Comment