Bundesliga Futboll Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Bayern Munich gati 58 milionë euro për të “rrëmbyer” yllin e Inter…

Bayern Munich po bën llogaritë si mund ta marrë Hakimi. Trajneri i ri i bavarezëve, Nagelsmann, e ka vendosur marokenin e Interit, protagonistin e një supersezoni, në krye të listës së dëshirave. Lajmi u raportua nga gazeta angleze “Express”, e cila supozon një “përplasje” të vërtetë në merkato mes zikaltërve dhe kampionëve gjermanë.

Në fakt, Hakimi është gjithashtu shënjestër e Arsenalit, që kërkon një zëvendësues të Hector Ballerin. Sikurse nënvizon kjo gazetë angleze, për të ka interes të shtuar edhe nga Barcelona, ​​PSG dhe Juventusi.

Po sa mund të kushtojë kartoni i Achraf Hakimi? Sipas shtypit gjerman, i cili raporton me forcë lajmet nga Anglia, Interi e vlerëson ish-in e Realit dhe Borussia Dortmundit të paktën 58 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për Arsenalin, por e përballueshme nga Bayern Munich.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Trajneri Reja publikon listën për 3 ndeshjet e shtatorit, Bajrami mbetet “peng”

Delo.autor

MUNDËN PASTËR KAMZËN/ Çela: Fitorja ishte punë e Nicës, duhet të kuptojmë një gjë…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Shqipëria përballë Sllovakisë, ja titullarët e zgjedhur nga Bushi

Sadik.Autor

Leave a Comment