Futboll Sport

ASNJË ROTACION/ Interi me “artilerinë e rëndë” ndaj Juventusit. Ja formacioni i mundshëm i zikaltërve

Konte nuk ka asnjë dyshim: sot, kundër Juventusit, në fushë do të zbresë Interi më i mirë i mundshëm. Pas rrotacionit të gjerë të përdorur në dy ndeshjet e fundit, tani trajneri ka vendosur të hedhë në fushë artilerinë e rëndë.

Pra, ja, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Hakimi, Eriksen dhe “Lu-La” do të jenë të gjithë në kuadratin e gjelbër që nga minuta e parë.

Në mesfushë do të luajnë Brozoviç dhe Barela përkrah danezit, ndërsa në krahun e djathtë do të jetë sërish radha e Perisiçit. Sançez, i dalë me probleme nga fusha në ndeshjen kundër Romës, sipas mediave italiane mund të rikuperojë për stolin.

Sërish jashtë Kolarov dhe Vidal, ende jo të riaftësuar plotësisht pas operacioneve përkatëse në gju.

Related posts

NUK KA MË DILEMA/ Raiola është dakord: IBRA te MILANI? Pse jo, por me një KUSHT

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Napoli i gatshëm të blejë për 3.5 milionë euro portierin e “Toçinjëve”…

Isa.Autor

“SAN SIRO” I TEJMBUSHUR/ Numra rekord për Derbin e “Madoninës”, ja sa të pranishëm në stadium

Delo.autor

Leave a Comment