Bundesliga Futboll Sport

BAYERN MUNICH JANË VETËM 3 PIKË LARG TITULLIT KAMPION/ Trajneri Flick përgatit birrat: E shtymë mjaft festën…

Hansi Flik dhe Ba jerni i tij janë vetëm 3 pikë larg titullit kampion. Do të ishte i 31-ti në historinë e klubit dhe i dyti radhazi për trajnerin 56- vjeçar që në fundin e këtij sezoni do t’i thotë lamtumirë skuadrës. Gjasat janë që Flik të marrë drejtimin e kombëtares gjermane pas kampionatit Europian, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Gladbahun, Flik tha se skuadra e tij është gati për festuar sot dhe për të mbyllur në mënyrën e duhur një sezon që mund të kishte shkuar edhe më mirë.

Do të ketë festë pas Gladhaut?

Shpresojmë që po. Por, nuk dua të flas për festë tani, pasi këtë gjë bëmë edhe para ndeshjes me Mainc dhe pastaj të gjithë ngelëm të zhgënjyer. Mendoj që jemi vetëm një hap larg titullit që për ne do të thotë shumë. Djemtë janë stërvitur mirë gjatë javës dhe janë gati për bërë hapin final.

Gladbahu ju ka mundur dy herë, kërkoni revansh?

Po flasim për një skuadër e cila u kualifikua nga grupet e Champions-it ku la jashtë kampionët e rinj të Italisë, Interin. Ata kanë bërë një sezon të mirë dhe nën drejtimin e Marko Roses kanë arritur në një nivel tjetër loje. Ndaj tyre nuk do të jetë e lehtë edhe pse matematikisht nuk kanë asnjë shans për ta kapur vendin e katër. Nuk do të luajmë për revansh, do të bëjmë lojën tonë duke sulmuar nga minuta e parë deri në fund. Duam të shpallemi kampionë dhe për këtë na duhet të fitojmë me patjetër.

Si është gjendja e skuadrës?

Këto dy javë na kanë ndihmuar shumë për të rikuperuar energjitë dhe për të patur një mendje sa më të qetë. Skuadra ka shijuar çdo ditë dhe shoh që djemtë mezi po presin ditën e nesërme (sotme). Mund të them që përveç Tolisos e gjithë pjesa e tjetër e skuadrës është gati.

Jeni vetëm tri ndeshje nga fundi, çfarë do të bëni më pas?

Në fillim do të përqendrohem te puna ime deri në ditën e fundit që do të jem këtu. Më pas do të marr disa javë pushim dhe do të kalojë më shumë kohë me familjen. Ishte një sezon i ngarkuar me udhëtime dhe ndeshje çdo tri ditë, pas të cilave sërish nuk u ndalëm duke qenë se luajtëm edhe Botërorin e Klubeve në Katar. Për familjen nuk ka qenë e lehtë, por kur zgjedh këtë profesion, duhet të mendosh për gjithçka. Gjithsesi, unë nuk jam penduar për asgjë.

Do t’ju mungojë Bajerni?

Pa dyshim që po. Puna ime këtu ka qenë nga më të bukurat. Kam patur fatin për të drejtuar një nga skuadrat më të mira në botë. Edhe pasi të largohem unë, Bajerni do të vazhdojë të fitojë, për këtë jam i sigurt. Ky klub është simbol i korrektësisë dhe vlerave morale. Këtu ndihesh i vlerësuar dhe për këtë arsye të gjithë që punojnë te FC Bajern japin maksimumin.

Kur do të nisë punë Fliku në krye të kombëtares gjermane?

Ju mendoni se për të ardhmen time është vendosur gjithçka, por gaboheni… Do të pres se çfarë do të ndodhë, se çfarë do të më rezervojë fati në fund.

Atëherë, nëse do t’ju vijë oferta dhe do të zëvendësoni Joakim Lëvin, me të cilin punuat bashkë dhe fituat Botërorin 2014, si ndihmës, çfarë peshe mund të ketë brenda jush roli i trajnerit të parë të Gjermanisë?

Cilat janë ndjesitë që ju sjell kjo detyrë? Të jesh trajneri, sidomos i kombëtares së Gjermanisë është diçka më shumë sesa speciale. Ke detyrën dhe përgjegjësinë për të stërvitur futbollistët më të mirë të Gjermanisë. Unë kam qenë i përfshirë për disa vite me këtë presion, përgjegjësi, ndaj e di se çfarë do të më priste nëse do ta merrja këtë detyrë. Gjithsesi, siç e thashë edhe më parë, e ardhmja ime është ende e gjitha për t’u vendosur.

Related posts

U SHPALLËN KAMPION/ Nisin ironitë për triumfin e Francës: Urime Afrikë! (FOTO)

Isa.Autor

“PËR PAK SA NUK MË THYEN KAVILJEN”/ Ylli i Junajtid akuzon: Nuk e pash golin…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Luan “artilerinë” me 6 ndeshje, spektakël i garantuar për 90 minuta

Isa.Autor

Leave a Comment