Futboll Kategoria Superiore Sport

BRAZILIANI RRËFEN AVENTURËN NË SUPERIORE/ Mbrojtësi Mercedes: U largova fshehurazi nga Shqipëria…

Ish-mbrojtësi i Bylisit, Vicente de Paula Mercedes, përmes mediave braziliane ka akuzuar presidentin Besnik Kapllanaj. Ai pohon se e ka paditur Bylisn në FIFA dhe aventurën te Bylisi e quan tmerr nga kushtet. Ai tregon edhe largimin e tij fshehurazi, pasi nëse presidenti Kapllanaj do ta kuptonte, do ta ndalonte me çdo kusht.

Peripecitë me Bylisin – “Bisedova me ‘Fox Sport’ përpara se të nisesha për në Shqipëri dhe ata më paralajmëruan. Më thanë se duhej ta merrja në konsideratë vetëm nëse ishte mundësia e vetme. Kur kërkon që të arrish në nivelin e lartë me çdo kusht, ndonjëherë bëhesh edhe i verbër. Thjesht dëshiron që të luash, nuk do të dish më shumë. Sapo arrita në Shqipëri ishte e tmerrshme. Presidenti i Bylisit më premtoi shumë gjëra dhe në fund më dolën të kundërta. Kontrata ishte gjithashtu e kundërt. Më premtuan një apartament që nuk e kisha kurrë, rrogat që nuk u morën, si dhe shumë gjëra që nuk ndodhën.

Në ekip ishte një lojtar nga Argjentina dhe që fliste portugalisht shumë mirë. Sa herë që shkoja të flisja me presidentin, merrja edhe atë, pasi e njihte mirë edhe anglishten. Sa herë që kërkoja gjërat që ai kishte premtuar dhe ishin në kontratën time, më thoshte se do t’i jepte ditën tjetër. Gjithmonë duke e shtyrë për ditën tjetër dhe të nesërmen nuk vinte asgjë. Më gënjeu për të gjitha. Akomodimi në klub ishte i tmerrshëm. Më thanë se do të qëndroja për tri ditë sa të gjendej apartamenti im. Nuk kishte ajër të kondicionuar dhe ishte shumë ftohtë. Bisedova me mikun tim që të rrija në shtëpinë e tij, pasi kushtet ishin të tmerrshme në akomodimin e klubit. Nuk mora asnjë pagesë dhe çështja shkoi në FIFA”, u shpreh fillimisht Mercedes.

PENGU – “Kur ndërroi jetë mamaja, më ka mbetur peng. Ishte e vjetër dhe doktorët i kishin dhënë pak ditë afat. Fola me presidentin që të shkoja në Brazil për të parë mamanë time dhe ta ndihmoja në njëfarë mënyre për gjërat e fundit që kërkonte përpara se të ndërronte jetë. Por, kjo nuk u bë e mundur se presidenti i Bylisit ishte shumë injorant. Ai më thoshte se nuk mund të më linte që të shkoja në Brazil, pasi kishte frikë se nuk do të kthehesha më”, vijon braziliani.

LARGIMI – “I kërkova klubit që të largohem, pasi nuk u mbajtën premtimet dhe rrogat po vonoheshin. Presidenti më tha se do të flisnim, por pas këtij momenti nuk ishte koha e duhur për të folur mirë së bashku. Për këtë arsye kam bërë gjërat gati shpejt dhe me biletat e prera u largova që në mëngjes. Ika duke vrapuar nga Shqipëria pasi nëse ai e mësonte se unë po ikja, mund të bllokonte daljen. Nuk e di se çfarë mund të më ndodhte atje dhe prandaj ika me vrap drejt aeroportit”, tregon Vicente de Paula Mercedes.

Related posts

KLUBI ANGLEZ INTERESOHET PËR STRAKOSHËN/ Igli Tare refuzon ofertën 40 milion euro, ja arsyeja

Delo.autor

(VIDEO) Manchester United “fundos” Stoke Cityn, shënon golin e dytë

Q.Autor

“JAM TIFOZ I UDINESES”/ Edi Reja: Ja cili lojtar i Kombëtares do të ishte ideali për “bardhezinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment