Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Trajneri Tuchel: Është makinë fituese, por në finale luajmë shanset tona

Pep Guardiola është makthi i Tomas Tuhelit. Trajneri i Çelsit, i cili do të përballet me katalanasin edhe një herë tjetër në finalen e Champions-it më 29 maj, ka rekordin më të dobët përballë tij në krahasim me rivalët me të cilët ai është ndeshur të paktën 6 herë në karrierë. Në këto 6 ndeshje kundër Pepit, gjermani krenohet me vetëm një fitore.

Ai ka humbur 4 herë dhe mesataren e pikëve kundër tij e ka 0.67 për ndeshje, pavarësisht se disa përballje kanë qenë kupash. Mes këtyre 4 disfatave është ajo 4-1 kur ishte trajner i Maincit në tetor 2013, një humbje 5-1 me Dortmundin në tetor 2015 dhe zhgënjimi 4-3 kundër Bajernit në finalen e Kupës së Gjermanisë 2016. “Nëse luan kundër Pepit, ti e di që kanë ardhur ndeshjet më të vështira, sepse ai është trajneri i ekipeve më të forta të Europës, – tha Tuhel në konferencën e djeshme përpara duelit të sotëm në Premier Ligë. – Ai lë gjurmën e tij, stili i tij i lojës është plot guxim dhe cilësi. Skuadrat e tij janë gjithnjë super të uritura për të fituar. Ai e transformon çdo skuadër në një makinë fituese. Këtë bëri te Barcelona, te Bajerni dhe tani te Siti. Ato janë pikë referimi në kampionat. Diferencat janë të mëdha, por siç bëmë në gjysmëfinalen e Kupës FA, është detyra jonë ta ngushtojmë këtë diferencë për 90 minuta. Të njëjtën gjë do të bëjmë në finale. Do të mbërrijmë në atë ndeshje plot besim, sepse mendojmë se e merituam për të shkuar atje. Kundër Pepit duhet të jesh në nivelin më të lartë të drejtimit”.

KAMPIONAT – Në lidhje me përballjen e sotme, Tuhel tha: “E enjtja ishte një mëngjes i bukur. Kur mbërrita në stërvitje, i pashë të gjithë të lumtur, por kalendari na mban të përqendruar. Fakti që ata mund të shpallen kampionë nëse fitojnë kundër nesh nuk do ta ulë vendosmërinë e tyre. Ata kanë pasur një ditë më shumë për të pushuar, nuk iu desh të udhëtonin. Kjo u jep një avantazh, por finalja e Stambollit do të jetë unike, pavarësisht rezultatit nesër (sot). Kjo nuk do jetë një provë gjenerale për Champions-in. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Jemi në dy finale, por nuk kemi fituar ende asgjë”.

Related posts

SHËNON GOLIN E PARË ME LAZION/ Hysaj hesht sërish kritikët (VIDEO)

F.autor

EVERTON-MANCHESTER CITY/ E pabesueshme, shikoni çfarë ka humbur Gundogan me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Gjesti FANTASTIK i portierit portugez/ Ja pse do mbajë numrin 11 mbi shpinë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment