Futboll La Liga Sport

“ÇDO TITULL KA QENË I VUAJTUAR NË LA LIGA”/ Oblak zgjedh pesëshen e frikshme: Vuajtja e bën gjithçka më të bukur

Jan Oblak, portieri i Atletico Madrid, ka folur në lidhje me luftën për titull në La Liga.

“Ka patur gjithmonë vuajtje në historinë e këtij klubi. Një person më ka thënë se nga 10 titujt e fituar nga Atletico Madrid, vetëm njëri është fituar para javës së fundit. Çdo titull ka qenë i vuajtur. Edhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Oblak për Goal.

“Duhet të dish se çfarë është vuajtja. Jam këtu prej shtatë vitesh dhe kjo është ajo që e bën të bukur futbollin. Nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë”.

I pyeur për të zgjedhur një super skuadër me 5 lojtarë:

“Sigurisht do të zgjidhja Messi-n. Për mua, ai është më i mirë. Një tjetër që do të zgjidhja është Cristiano Ronald që ka shënuar një epokë me Messi-n në historinë e futbollit”, ka vazhduar Oblak.

“Është e vështirë të përmendësh emra të tjerë, por nëse do të isha unë portieri i kësaj skuadre, do të doja pesë mbrojtës. Do të zgjidhja ata që kanë qenë në ekipin tim: Savic, Gimenez, Godin, Felipe”.

Related posts

“Ndeshja e Solidaritetit”, Figo mposht Ronaldinhon (FOTO)

Sadik.Autor

FINALJA E SUPERKUPËS SË SHQIPËRISË/ Trajneri Brdariç e ka të qartë skemën, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia…

Delo.autor

COPA DEL REY/ Messi rikthehet me gol, Barcelona mposht me përmbysje Vallecano dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment