Futboll Sport

Ç’PO NDODH ME PORTIERIN E KOMBËTARES? Etrit Berisha, probleme me shëndetin dhe një histori dashurie e mbetur pezull

Le të fillojmë nga Kombëtarja shqiptare, që vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre. Por zyra në FSHF bën me dije se portieri Etrit Berisha, i cili është paraqitur në grumbullim, u është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi.

Pas konsultave me doktor Stesinën, u konkludua se portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja që lojtari të largohet nga grumbullimi, ndërkohë që Kombëtarja ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret. Ndërkohë, Etrit Berisha pritet në Serinë A. Paraqitjet me SPAL-in kanë mjaftuar që emri i portierit të Kombëtares të përfundojë në listën e klubeve në elitën e futbollit italian, edhe pse skuadra e tij nuk ia doli që të sigurojë një vend në zonën e sipërme të tabelës (për një pikë) ku të mund të provonte shanset në fazën “play off”.

Në lidhje me bisedimet, mediat pranë qytetit të Ferrarës kanë bërë me dije se në adresë të portierit shqiptar ka ardhur një interesim konkret nga Bolonja. Largimi i mundshëm i Skorupskit ka bërë që Berisha të jetë një prej emrave, me të cilin drejtuesit e Bolonjës të nisin bisedimet. Me çfarë ka treguar këtë sezon, duket se te Bolonja janë të kënaqur me profilin e portierit kuqezi dhe për këtë, në ditët në vazhdim, mund të ketë zhvillime.

Berisha është në kontratë me SPAL-in, por vetë skuadra e Serisë B do të shtynte që një transferim i tillë të kryhej. Arsyeja? Kostoja e lartë e rrogës që Berisha merr te SPAL dhe nevoja e këtij klubi për të ulur shpenzimet, duke qenë se nuk ia doli që të sigurojë një vend në Serinë A. Për këtë, duket se Berisha është i tepërt në projektin e ri të SPAL-it, diktuar pikërisht nga financat në klub.

Berisha paguhet 1 milion euro neto nga skuadra e SPAL-it dhe kontrata e tij me këtë skuadër skadon në qershor 2022. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e portierit 32-vjeçar të Kombëtares, por pritet që me shumë gjasë të vijojë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian, në Serinë A.

Ndërkohë që edhe përsa u përket çështjeve personale, flitet se Etriti po jeton një histori të mbetur pezull. Deri tani nuk dihet se si do të vazhdojë lidhja e tij me një vajzë të panjohur në publik, të cilën që kur e prezantoi në 2018-ën për miqtë, nuk kemi të reja për historinë e tyre.

Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit është ndër të paktët emra që nuk është lakuar shpesh në media për lidhjet e tij të dashurisë, siç ndodh me futbollistët. Etriti filloi të postonte foto me një vajzë brune që me sa duket ishte e dashura e tij. Foton e parë ai e postoi për Vitin e Ri, të cilën e kishte shoqëruar me disa ‘emoji’ të një çifti.

Ndërsa fotoja më e fundit është ajo që tërhoqi më shumë vëmendje. Këtë foto ai e kishte shoqëruar me mbishkrimin: “Jam shumë me fat dhe krenar që të kam ty zemrush!”.

Por edhe pse kjo foto e shkrepur në Dubai vazhdon të jetë në “Instagram”-in e tij, thuhet se në të vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje të konsoliduar në ditët më të mira të saj. Etrit Fadil Berisha, i lindur më 10 mars 1989, është futbollist profesionist, i cili luan si portier për klubin italian Atalanta dhe me Kombëtaren shqiptare.

Ai u thirr për herë të parë nga trajneri Gianni de Biasi për të luajtur në dy miqësoret kundër Katarit dhe Iranit në muajin maj 2012. Ai bëri debutimin e tij kundër Iranit, luajti 90 minuta dhe e mbajti portën e paprekur dhe Shqipëria fitoi me rezultatin 1–0. Paraqitjet e mira të Berishës kundër Sllovenisë dhe Kamerunit ku nuk pësoi asnjë gol, bënë që të fitonte vendin e titullarit në Kombëtare.

Berisha ishte heroi i Shqipërisë në dy ndeshjet kundër Norvegjisë për kualifikueset e 2014 Kupës së Botës, ai nuk pësoi gol në ndeshjen e 22 marsit në Oslo. Ai i mbylli kualifikueset duke luajtur shtatë ndeshje me Shqipërinë që i mbylli kualifikueset në vendin e pestë me 11 pikë.

Berisha ishte një nga 24 lojtarët e thirrur nga trajneri De Biasi për të luajtur në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Portugalisë më 7 shtator 2014. E nisi ndeshjen si titullar duke qenë një nga lojtarët më të mirë, duke kontribuar në fitoren historike 0–1. Le të presim se si do jetë karriera dhe jeta private e Etrit Berishës këtë vit!

Related posts

DINAMO-KUKËSI/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK PO LUAN TITULLAR/ KLOPP ndryshoi skemën për SHAQIRIN: Ishte…

Isa.Autor

“ËSHTË E VËSHTIRË TË GJYKOSH SEZONIN E “BARDHEZINJVE”/ Lichtsteiner “thumbon” Inter: Pas stuhisë, del gjithmonë dielli

Delo.autor

Leave a Comment