Futboll Seria A Sport

DISKUTIMI PËR SHKURTIMIN E PAGAVE/ Çështje delikate tek Inter, lojtarët pranojnë nëse…

Një fjalim i qartë dhe shumë i drejtpërdrejtë, i drejtuar gjithë skuadrës dhe stafit teknik. Pasi arriti në “Appiano Gentile” me administratorët e deleguar Antonelo dhe Marota drejt orës 12:20, ndërkohë që lojtarët ndodheshin në fushë për stërvitjen, presidenti nuk ka dashur të përballet për çështjen e pagave me çdo komponent në seli të ndara, siç ishte menduar në një moment të parë, por me të gjithë së bashku.

Zhang dhe drejtuesit kanë përsëritur që konteksti për të gjitha klubet e botës, përfshi të mëdhatë, është shumë i vështirë dhe u është kërkuar të gjithëve të heqin dorë nga dy muaj të prapambetur. Gjatë ditëve të ardhshme priten përgjigjet, këto po individuale, të lojtarëve dhe stafit teknik, përveç takimeve të reja me arsye ende të paqarta. Meqenëse sot është vigjilja e sfidës me Romën, e lehtë të mendohet që palët të takohen sërish të enjten.

NYJA E PAGAVE – Nyja, pra, është e qartë. Për të respektuar skadencat federale, Interi duhet të paguajë brenda 31 majit disa muaj të prapambetur (pesë) dhe kërkon një shkurtim të kostos prej 15%. Dy muajt në fjalë peshojnë në arkat zikaltër për rreth 25 milionë euro bruto.

Meqenëse nuk pritet patjetër një “po” nga lojtarët, plani B kalon nga një modifikim i kontratave individuale që do t’u lejojë klubeve të lehtësojnë bilancin me mbyllje me 30 qershor dhe njëkohësisht lojtarëve të arkëtojnë atë që u detyrohet klubi. Mbetet edhe një diskutim që do të zgjidhet vetëm pas takimit të gjithë drejtuesve me Antonio Konten, pasi ky i fundit të ketë zgjidhur vetë i pari situatën lidhur me të ardhmen në klub. Sepse, sipas informacioneve nga mediat italiane, pjesa më e madhe e lojtarëve do të pranonin shkurtimin dhe qëndrimin në skuadër vetëm nëse edhe trajneri vendos të mos largohet nga Milanoja.

PROJEKTI SPORTIV — Skuadra e Kontes, që nuk e ka pëlqyer shpërndarjen e lajmit të së enjtes së kaluar në një moment kur klube të tjera po kryenin operacione të ngjashme por duke i diskutuar në privat, do të duan edhe të kuptojnë se cili do të jetë projekti sportiv për sezonin e ardhshëm.

Dhe nga qëndrimi i trajnerit do të varen edhe vendimet e ndryshme të lojtarëve. Temat janë të lidhura mes tyre. Porsa të festojë titullin në fund të sezonit, Interi do të luajë një tjetër ndeshje delikate. Pa harruar faktin që pronësia po përpiqet të arrijë një financim prej 250- 270 milionë eurosh për të garantuar vazhdimësi në muajt e ardhshëm. Akordi me njërin prej dy fondeve amerikane, “Bain Capital” dhe “Oaktree”, parashikohet rreth 20 majit.

Related posts

BARCA-LIVERPOOL/ Zbulohet koreografia e tifozëve katalanas në “Camp Nou”

F.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ PSG hedh sytë nga Serie A, Leonardo ka një objektiv surprizë

Delo.autor

E ARDHMJA E SALAH LARG LIVERPOOLIT/ Ja mesazhi enigmatik që lëshon në Instagram për fansat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment