Futboll Kategoria Superiore Sport

SHERRI NË “SELMAN STËRMASI”/ Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj zyrtarëve të Kastriotit dhe Skënderbeut. Ja vendimet…

Komisioni i Disiplinës dhe ai i Etikës ka publikuar së fundmi të gjitha masat ndëshkimore të marrja për sjelljet josportive të ndodhur në javën e fundit në të gjitha kampionatet shqiptare të futbollit.

Zyrtarët e Kastriotit Alban Vogli, Gazmend Vogli dhe trajneri Ramadan Ndreu, janë dënuar respektivisht me 18 muaj pezullim, 12 muaj dhe 5 ndeshje, për sherrin në “Selman Stërmasi” në sfidën ndaj Tiranës.  Nuk i ka shpëtuar dënimit as zyrtari i Skënderbeut, Ilirjan Përmeti, që është dënuar me 8 ndeshje pezullim për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në sfidën ndaj Skënderbeut.

VENDIMET E PLOTA: 

  1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    2. Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
    3. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
    4. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
    5. KS Kastrioti U-21, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër KF Laçi U-21, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 29.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.
    6. Lojtarja e Juban Danja – Femra, Denada Avullija, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    7. Lojtarja e Apolonia – Femra, Egzona Gashi, për sulm ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    8. Lojtarja e Juban Danja – Femra, Matilda Tanushi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    9. Lojtarja e Apolonia – Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    10. KS Korabi U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
    11. Lojtari KS Korabi U-19, Gerald Abdiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    12. Lojtari KS Korabi U-19, Aldo Bardhi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    13. Zyrtari i FK Elbasani U-13, Marjo Koçiaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    14. Lojtari i A.F. Luftëtari, Boni Shefqet, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    15. Lojtari i Fc Kinostudio, Korado Teodori, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    16. KS Luftëtari U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër Teuta U-17 B, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    17. Oriku U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi C, kundër KF Butrinti U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Madrid Marku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sassuolo-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

Chelsea pret WBA dhe kërkon një fitore për të dalë nga kriza

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Kërkesë e yllit të Liverpool, dëshiron Haaland në ekip

Delo.autor

Leave a Comment