Futboll Sport

“DO TË MBËSHTES EKIPIN SI TIFOZ”/ Gjermania humbet yllin e skuadrës në prag të Kampionatit Europian

Portieri i Barcelonës, Ter Shtegen ka dhënë lajmin e keq të mospjesëmarrjes në Kampioantit Europian me kombëtaren gjermane të futbollit si pasojë e një dëmtimi në gju I cili do ta detyrojë të operohet në fund të këtij muaji.

Gardiani gjermane e nisi ditën e djeshme si titullar sfidën e humbur në shtëpi ndaj Selta Vigos, por ditën e sotme është bërë vlerësimi i situatës së tij duke marrë lajmin e keq.

“Unë kam vendosur së bashku me ekipin mjekësor të klubit që do të bëj një ndërhyrje në gju. Jam i trishtuar që do të humbas EURO 2020 këtë verë me Gjermaninë.

Për herë të parë pas shumë vitesh do të jem një tifoz në shtëpi duke mbështetur vendin tim, shpresoj ta fitojmë!

Pas pushimit të verës, kur të kthehemi në fushë shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe një herë me tifozët, më ka marrë malli!

Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë një sezoni të vështirë dhe qëndroni të shëndetshëm!”, shkruan Ter Shtegen.

Related posts

Filippo Inzaghi, kandidati kryesor për të pasuar Donadonin te Bologna

Sadik.Autor

WANDA TREGON DETAJIN INTERESANT/ Ikardi ka QARË për interin, ndërsa kur lindën vajzat, jo

Isa.Autor

GODITET ME THIKË NË GJOKS/ Humb jetën futbollisti në Spanjë

F.autor

Leave a Comment