Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-PARTIZANI/ Të dyja skudrat përballen për “finalen” e titullit të Superiores (FORMACIONET ZYRTARE)

Në Durrës luhet një ndeshje drithëruese që mund të vlejë titullin kampion. Partizani me gjasë luan shansin e fundit, ndërsa Teuta kërkon ta hipotekojë trofeun pas 27 vitesh. Tri sfidat e para mes këtyre dy skuadrave janë mbyllur në barazim, ndërkohë që përballja e sotme pritet të bëjë diferencën për sa i përket fateve të sezonit.

Në rast se “demat” fitojnë në Durrës, jo vetëm që kalojnë bilancin në favorin e tyre (3 barazime, 1 fitore), por fitojnë edhe titullin kampion nëse dy skuadrat e mbyllin në fund me pikë të barabarta në krye të klasifikimit. Ndërkohë në krahun tjetër “demat” e Ilir Dajës, do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të synuar deri në fund vendin e parë.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Hoxha, Todorovski, Xhekson, Aleksi, E.Vila, Daja, L.Vila, Bregu. Krasniqi: Trajner: Edi Martini.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Lukas. Trajner: Ilir Daja.

Related posts

KOSOVË/ Finalja në Antalia të Turqisë, Prishtina thyen Dritën dhe fiton Superkupën

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia bën ndryshime, legjenda shkodrane kalon nga drejtor në trajnerin e…

F.autor

Legjendat e sportit takohen në një miqësore nderi

Sadik.Autor

Leave a Comment