Futboll Premier League Sport

DOLI NË MBËSHTETJE TË PALESTINËS/ Futbollisti bëhet “mollë sherri” midis Arsenalit dhe sponsorëve. Reagon klubi

Një postim i futbollistit të Arsenalit, Mohamed Elneni mbi luftën midis Palestinës dhe Izraelit ka sjellë në tension midis sponsorëve dhe klubit anglez.

Elneni postoi në “Twitter” një foto me flamurin e Palestinës dhe me mesazhin “Zemra dhe shpirti im në mbështetje të Palestinës”. Ky postim ka bërë që sponsori “Lavazza Group” të ankohet tek drejtuesit e Arsenalit duke kërkuar laicitet dhe transparencë me lojtarët e klubit pasi mesazhet e tyre kanë jo pak ndikim.

Gjithsesi klubi anglez nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka postuar një deklaratë në rrjetet sociale duke u shprehur se po bisedojnë me lojtarin dhe liria e tyre për tu shprehur është parim për klubin.

Related posts

“Ronaldo “show”, Portugalia e mbyll në avantazh pjesën e parë (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Milani vendos rekordin e ri, nënshkruan me dy herë fituesin e Ligës së Kampioneve

F.autor

SITUATË E PAZAKONTË NË AVENTURËN E RE/ Ja pse Keidi Bare ende nuk mund të luajë me Espanyol…

Delo.autor

Leave a Comment