Bundesliga Futboll Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR LARGIMIN E LEWANDOWSKIT/ Rummenigge: Robert është ende nën kontratë me ne dhe…

Karl-Heinz Rummenigge ka folur mbi zërat e një largimi të mundshëm të Robert Levandovskit nga skuadra e Bajernit. Numri dy i klubit më të titulluar në Gjermani e komentoi kështu një largim të polakut nga Bajerni.

“Sigurisht që kur je më i mirë në botë, të gjithë skuadrat të duan në ekip. Nuk mendoj që këtu ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Robert është ende nën kontratë me ne dhe në bisedat që kemi bërë kohët e fundit nuk më ka dhënë përshtypjen se kërkon të largohet. Përkundrazi, ai dëshiron të fitojë sërish me skuadrën tonë”, tha Kalle. Ishte Bajerni, skuadra me atë cilën ai arriti të realizonte ëndrrën e tij, fitimin e Champions-it. Këtu, Leva u bë më i miri në botë: “Ne si klub jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Është e vështirë që të lësh të largohet një lojtar, i cili shënon 60 gola në një sezon”.

URIMI PËR DORTMUNDIN

Edhe pse rivalë në kampionat, Rumenige nuk nguroi të uronte fituesit e Kupës së Gjermanisë, Dortmundin. “Ishte një finale perfekte për verdhezinjtë. Ata merituan gjithçka për nga mënyra se si luajtën. Sigurisht që dhe ne (Bajerni) ia bëmë rrugën më të lehtë duke u eliminuar para kohe nga ky kompeticion.

Por, kjo nuk do të thotë gjë për meritat që Borusia ka në fitimin e trofeut. Më vjen mirë për Vacken që arriti të fitonte diçka duke parë edhe kualitetin që kanë në skuadër. Mendoj se kjo do ta rrisë edhe më shumë rivalitetin në sezonin e ardhshëm në kampionat. Konkurrenca është diçka e mirë për gjithë kampionatin. Mendoj që në sezonin e ardhshëm duhet t’i përveshim mirë mëngët, nëse duam të shpallemi sërish kampionë në Gjermani”, përfundoi “CEO” i klubit të Bajernit.

Related posts

KAOS NË KATAR PËR PSG/ Neymar realizon ëndrrën e tifozit (VIDEO)

Delo.autor

Këto janë mbrojtësit më të mirë të këtij sezoni në Evropë

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ De Bruyne rihap sfidën ndaj Chelseat me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment