Futboll Sport

DORTMUNDI FITOI KUPËN E GJERMANISË/ Real Madrid shpreson për titullin e Liverpool për Championsin

Falë yjeve Haaland dhe Sancho Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë dhe e bën këtë për herë të pestë në histori. Verdhezinjtë mposhtën lehtësisht 4-1 mbrëmjen e djeshme Lajpcigun në finalen e Kupës zhvilluar në Berlin. Një fitore të cilën Dortmundi nuk e vuri asnjëherë në diskutim dhe e hipotekoi që në pjesën e parë. Jadon Sancho shënoi dy herë në minutat 5 dhe 46-të ndërsa norvegjezi Haaland tundi rrjetën në minutat 28-të dhe 87-të. I kotë ishte goli i Dani Olmo për Lajpcig. Fitohet kupa e Gjermanisë dhe festa është e gjitha për Borussia Dortmund.

Dy javë nga fundi Real Madrid fiton me goleadë dhe ende shpreson për titullin kampion. Los Blancos mposhtën 4-1 në transfertë Granadën dhe ngjiten në kuotën e 78-të pikëve vetëm dy larg Atletico Madrid. Modric, Rodrygo, Odriozola dhe Benzema ishin autorët e golave që mbajnë ende në lojë ekipin e Zidane.

Për zonën Champions në Premier League shpreson ende edhe Liverpooli. Skuadra e Klopp fitoi 4-2 në “Old Traford” ndeshjen e prapambetur ndaj Manchester United dhe i bën presion Chelseat të vendit të katërt. Liverpool ka katër pikë më pak se vendi i katërt por një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Shkëlqeu Firmino me dy gola ndërsa shënuan edhe Zhota e Salah. Për United rrjetën e tundën Bruno Fernandes dhe Rashford./

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E MERKATOS SË VERËS/ Ish-presidenti i Barcelonës: Kishim në dorë Mbappe, por…

Delo.autor

E pabesueshme/ Ramos “hero” i rusëve, e falenderojnë për dëmtimin e Salah

Sadik.Autor

Doktori i ekipit të Bayernit: Guardiola bën gjithçka për t’i mashtruar të tjerët

Q.Autor

Leave a Comment