Bundesliga Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Legjenda gjermane: Të luhet futboll, kanë rëndësi edhe financat!

Coronavirusi ka izoluar thuajse të gjithë Evropën, me shumë shtete që gati-gati kanë pezulluar çdo aktivitet, normalisht edhe futbollin. I vetmi kampionat nga “top 5”, ku do të luhet këtë fundjavë është Bundesliga, po ashtu edhe kategoritë e tjera në Gjermani.

Megjithëse pas kësaj jave çdo gjë do të pezullohet, vendimi për të luajtur edhe këtë fundjavë është kontestuar shumë. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar legjenda gjermane dhe drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Rummenigge.

Fjalët e Rummenigges kanë bërë bujë, pasi deklarata është e pabesueshme.“Ka kuptim që të luhet futboll sepse kanë rëndësi dhe financat. Futbolli profesionist ka të të bëjë shumë edhe me financat. Shumë klube mesatare, apo të vogla do të kenë probleme me likujdimet nëse nuk përfitojnë plotësisht fitimet nga e drejta televizive”, u shpreh në fjalët e tij legjenda e Gjermanisë.

Related posts

ÇMENDEN FANSAT/ Motra e sulmuesit të Romës, “shënon” sërish NUDO (FOTO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Inter pret firmën e Dzeko-s, Marotta vihet në lëvizje për ish-yllin e “bardhezinjve”…

Delo.autor

NUK KA FRIKË NGA KORONAVIRUSI/ Tirana, skuadra rekordmene që i fton të gjithë në duel

Delo.autor

Leave a Comment