Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Rikthim pas 8 vitesh, portieri i Interit transferohet tek skuadra e…

Kampionati i Serisë A duhet të përfundojë pas një jave, por merkato ka nisur prej kohësh. Skuadrat janë vendosur në lëvizje për të përforcuar organikën ose për të larguar lojtarët që nuk janë në planet e klubit ose trajnerit.

Së fundmi, sipas ekspertit të merkatos italiane Xhanluka Di Marcio, portieri i dytë i Interit, Daniele Padeli pritet të largohet nga zikaltërit për në drejtim të Friulit, aty ku ka arritur akordin dhe do t’i bashkohet skuadrës së Udinezes në merkaton e verës.

Padeli do t’i bashkohet skuadrës së Udinezes pas 8 vitesh, ku ka qenë pjesë në vitet 2011-2013, dhe pasi të lërë Interin me parametra zero, portieri 35-vjeçar do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën bardhezi.

Tek klubi zikaltër, Padeli erdhi në verën e vitit 2017 nga Torino nga ku qëndroi për katër vite në Milano.

Related posts

PAS DËMTIMIT TË JORDI ALBA/ Nuk ka paqe për Barcelonën, ndalet një tjetër yll i katalanasve. Ja emri…

Delo.autor

SPEKTAKËL NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Atletico mposht me përmbysje “Katalansit” dhe prek finalen

Delo.autor

Rrëfehet Shehi/ Momenti më i keq i karrierës? Kur humba titullin me…

Sadik.Autor

Leave a Comment