Futboll Sport

“DUA TË NDEZ MOTORRËT E KËSAJ SKUADRE”/ Mesfushori Muller: Jogi më largoi me të drejtë, tani duam Europianin

Ishte intervista e parë për Tomas Mylerin me fanellën e “Pancerave” që nga koha kur u largua nga kombëtarja e Gjermanisë. Dje, mesfushori i Bajernit tregoi edhe një herë tjetër se sa i emocionuar është për ripërfshirjen e tij në kombëtare. Sipas tij, ka ardhur koha që Gjermania të rikthehet në majë.

Çfarë prisni më shumë nga vetja?

Dua që të jem në një formë të mirë fizike dhe teknike për të zbatuar sa më mirë detyrat taktike të trajnerit. Kemi zhvilluar seancat e para stërvitore si skuadër dhe mund të them që gjithçka duket mirë. Tani kemi edhe dy miqësore përpara se të nisim turneun. Duam të jemi sa më të motivuar për të shkuar sa më larg. Do të jem një katalizator për skuadrën, që kjo e fundit të ndezë “turbon” që në ndeshjen e parë.

Si e patët përjetuar vendimin e trajnerit Lëv atëherë për t’u larguar nga kombëtarja?

Ishte pa dyshim një humbje e madhe në aspektin personal, por situata ime atëherë nuk kishte të bënte me këto dy sezonet e fundit. Nuk ishte se unë po kaloja një moment të mirë. Nga ana sportive e kuptova vendimin e trajnerit dhe e dija se pse e mori atë vendim, por tani ajo është diçka që i përket së shkuarës. Me kalimin e kohës ka ndryshuar dhe ndaj jam këtu sërish. Bajerni më ka ndihmuar shumë që të rigjej formën time më të mirë. Tani jam gati për të ndihmuar skuadrën në të gjitha mënyrat.

Jeni të emocionuar për Europianin?

Luajmë në një grup tek i cili nuk na lejohen shëtitjet në fushë. Na duhet të luajmë me pasion dhe me zemër nëse duam të kalojmë në fazën tjetër.

Të gjithë ju thërrasin “Radio Myler”. Përse?

Kjo, pasi bërtas shumë në fushën e lojës. Dua të shpërndaj informacionin sa në njërin repart në tjetrin. Trajneri e di se çfarë ka zgjedhur. Nuk mjafton vetëm të vraposh në fushë dhe të luash futboll. Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Kam një ndjesi të mirë që do të luftojmë më të gjitha mënyrat për të arritur misionin tonë të përbashkët.

Besoni në cilësitë e kësaj skuadre?

Nuk mund të parashikoj asnjë rezultat, por mund të them që këta djem do të luajnë deri në limitet e tyre. Renditja botërore e kombëtareve nuk është një gënjeshtër. Sigurisht që para nesh ka skuadra më të mira dhe më favorite, por kjo mund të ndryshojë nëse luajmë lojën tonë. Kemi lojtarë të rinj që vrapojnë shumë dhe të tjerë që vrapojnë më pak, por që mund të bëjnë shumë mirë disa gjëra të tjera. Jemi një përzierje e mirë e përvojës dhe talentit.

Si e vlerësoni punën e Lëvit?

Jogi është një njeri që ka shumë energji dhe këtë ua përcjell edhe lojtarëve. Kërkon që idetë e tij të zbatohen me përpikmëri. Kohët e fundit kemi folur në telefon shpesh dhe kemi diskutuar për skuadrën dhe mënyrën e lojës. Kemi pyetur njëri-tjetrin për rrugën që do të zgjedhim. Unë dhe trajneri kemi vetëm një qëllim: të arrijmë suksesin maksimal në këtë turne.

Keni pasur probleme për t’u integruar pas një mungese 3-vjeçare?

Jo aspak, me shumë prej lojtarëve kam luajtur te Bajerni, kështu që gjithçka ishte e lehtë për mua.

U gëzuat për golin e Havercit në finalen e Champions-it?

Kur luan me skuadrën në një finale të tillë dhe shënon, është diçka fantastike. Kjo të jep një siguri dhe një motivim më shumë. Kai është një lojtar i ri dhe shumë i talentuar. Jam shumë i lumtur për të. Shpresoj që të vijë me të njëjtën energji edhe këtu në kombëtare.

Related posts

Interi përgatit ofertë të re për Icardin, ia rrit klauzolën në 200 milionë euro

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Po shkëlqen me Juventus, klubi i Barcelonës në gjurmët e yllit të “bardhezinjve”…

Delo.autor

PAS 4 MINUTA LOJË/ Chiellini shënon ndaj Atleticos por arbitri… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment