Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Inter-i i kërkon Inzaghi-t dy objektiva për të arritur, ja pse po vonon zyrtarizmi…

Takimi i parë operativ midis Marotta, Ausilio dhe Inzaghi u zhvillua përmes një videokonference.

Kjo u raportua nga edicioni i sotëm i Corriere dello Sport, sipas të cilit njoftimi zyrtar madje mund të shtyhet për në fund të muajit (edhe pse nuk përjashtohet që ai të vijë javën e ardhshme).

Arsyeja është e qartë: detajet burokratike janë zgjidhur tashmë, por klubi zikaltër preferon të mos krijojë tensione të mëtejshme me Lotito.

Inzaghit, i cili u prezantua me një pasqyrë të qartë të situatës së klubit (vështirësitë ekonomike, ndonjë shitje big dhe merkato mundësish) iu kërkuan dy objektiva: kualifikimi në fazën e 1/8-ve të Champions League dhe të arrijë mes katër vendeve të para në kampionat, pra si pasojë kualifikimi në Champions edhe për sezonin 2022-23.

Related posts

KUPA E BOTëS/ Egjipti i pafuqishëm, Rusia shënon edhe golin e tretë

Sadik.Autor

“ISHTE E RËNDË AJO QË MË BËRI BARCELONA”/ Sulmuesi Suarez: Mesfushorin Kroos e kam komshi, Juventus nuk…

Delo.autor

BOMBA NGA SPANJA/ Reali i Madridit bën ofertën e parë për futbollistin e Milanit

F.autor

Leave a Comment