Futboll Kategoria Superiore Sport

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Tifozët Vllaznisë nisen nga Shkodra me biçikletë për të ndjekur ndeshjen (VIDEO)

Tifozët kuq e blu të Vllaznisë janë nisur nga Shkodra drejt kryeqytetit me biçikletë, një mënyrë unike e përzgjedhur nga ata për të ndjekur ndeshjen në orën 19:00.

Edhe më parë ka ndodhur kjo, ku qindra tifozë shkodranë janë nisur me biçikleta drejt Tiranës.

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani ka mundur të realizojë një intervistë të shkurtër me njërin prej tifozëve.

Pse me biçikletë?

“Mendova me rujt traditat e zakonet, do të mundohemi të mos humbim traditat e zakonet”, tha tifozi shkodran.

Çfarë është Vllaznia për ty?

“Vllaznia është gjithçka jo vetëm për mu por për gjithë Shkodrën, mendoj që do të fitojmë por të shohim”, tha ai.

Sonte shkodranët pritet të rikthejnë kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh në Shkodër.

Related posts

“DO TË LUFTOJMË PËR TITUJ”/ Flet Tony Kroos: Është e vështirë të arrish në nivelin e…

Delo.autor

“RONALDO NUK MJAFTON”/ Gervinho “shtang” Juve-n në Torino

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ylli i Juventus tregon izolimin: Nuk di me se çfarë të bëj

Delo.autor

Leave a Comment