Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

“DUHET TË PËRQENDROHEMI TEK VETJA JONË”/ Zidane “shpërthen”: Si mund ta çoni ndër mend diçka të tillë?

Real Madrid është ende në garë për të fituar titullin kur ka mbetur edhe një javë nga fundi por sigurisht që tema më e nxehtë është Zinedine Zidane për të cilin është thënë se do të largohet në fund të sezonit dhe madje jua ka komunikuar lojtarëve.

Francezi ka mohuar gjithçka: “Si mund t’u them unë lojtarë që po largohem në këtë moment të sezonit?! Nuk u kam thënë asgjë lojtarëve për të ardhmen time.

Ne nuk mund të flasim vazhdimisht për të ardhmen time, gjëja më e rëndësishme është sfida e fundit që na ka mbetur. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë, përballë do të kemi një ekip si Villareal dhe do të jetë një duel i vështirë. Duhet të përqendrohemi te vetja jonë”.

“Dora e lojtarit të Bilbaos? Nuk dua të përfshihem te pjesa e gjykimit. Mendoj se gjyqtari bën punën e tij sa më mirë që mundet, kjo është e gjitha. Është e vërtetë ajo që thoni ju se ka një dorë, por unë bëj punën time dhe gjyqtari përpiqet të bëjë të veten”.

“Hazard? Asgjë nuk po ndodh me të, për momentin luajnë të tjerë. Unë duhet të zgjedh vetëm 11 lojtarë. Ai po jep kontributin e tij, futet, del. Çdo javë unë duhet të zgjedh 11 lojtarë”.

“Nacho? Sigurisht që ai duhet ta mbyllë karrierën te Real Madrid. Ju thoni se ai një lojtar që nuk bën zhurmë, por unë them se bën shumë zhurmë. Ai është një lojtar i mirë dhe e meriton ta mbyllë karrierën këtu”, ka përfunduar Zidane.

Related posts

Mourinho befason pas barazimit: Jam i lumtur me karakterin e lojtarëve të mi

Q.Autor

FLET MBI KUJTIMIN MË TË BUKUR SI FUTBOLLIST/ Neymar zgjedh fitoren e Barcelonës kundër…

Delo.autor

HIJE DYSHIMI/ Vdesin 3 ish-kampionë të hedhjes së çekiçit brenda dy muajve, shkaqet ende misterioze

Delo.autor

Leave a Comment