Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Kërkon rritje page, sulmuesi i Bayern tremb klubin. Ndryshon edhe agjent

Rinovimi i kontratës së Kingslei Komanit me Bajernin e Mynihut vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimi. Francezi ka kërkuar rritje page, diçka që është e pa pranueshme për klubin gjerman duke parë edhe vështirësitë ekonomike që skuadrat ndodhen për shkak të COVID-19.

Sipas “Sky”, lojtari ka larguar agjentët e tij të mëparshëm dhe do të përfaqësohet nga Pini Zahavi, agjenti i njohur izraelit që përfaqëson lojtarë të njohur përfshi këtu edhe David Alabën dhe Robert Levandovskin. Arsyeja? Koman kërkon më shumë para dhe ndoshta një ndërrim skuadre. Kush mund ta bënte më mirë këtë gjë se Zahavi që mbahet ende mend për shkëmbimin 222 milionë eurosh të Nejmarit te Parisi.

JUNAJTID E PRET

Sipas mediave gjermane, Koman ka gati skuadrën e tij të re nëse Bajerni do ta refuzonte zyrtarisht kërkesën për një rritje page. Mançester Junajtid është gati t’i ofrojë francezit 20 milionë euro në sezon për ta sjellë në Angli. Një shumë joshëse kjo për lojtarin i cili deri tani ka fituar çdo trofe të mundshëm me Bajernin dhe është gati të largohet për një aventurë të re.

Related posts

Granit Xhaka “BOMBARDON” Serbinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Sadik.Autor

LOPETEGUI humb durimin me PEREZ, kërkon përforcime të denja për REALIN

Isa.Autor

4 GOLA NË 3 NDESHJE/ Ronaldo tenton rekordin e Solskjaer, trajneri i Manchester United sulmon Klopp

Delo.autor

Leave a Comment