Futboll Sport

E BUJSHME/ Lautaro del zbuluar: Kam folur me Mesin për tu transferuar tek Barcelona, por…

Pas konfliktit në distancë me Antonio Konten pas zëvendësimit në sfidën ndaj Romës dhe pas asaj “boksi” në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, Lautaro Martinez rikthehet të flasë për të ardhmen e tij, teksa në një intervistë në mikrofonat e “SKY Sport”, ka deklaruar se ka qenë pranë skuadrës së Barcelonës, ku ka thënë se për këtë fakt ka biseduar dhe me Mesin:

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit, edhe më shumë për fitimin e titullit kampion që i mungonte klubit prej vitesh. Jemi duke përjetuar një moment të pabesueshëm dhe nuk mund të mendoj ndonjë gjë tjetër ndryshe përveç qëndrimit tek Interi.

Për sa i përket rinovimit dhe klauzolës, këtë e zgjidh vetëm agjenti im. Kam qenë shumë pranë Barcelonës dhe për këtë kam folur me Mesin. Më pas kam bërë një zgjedhje, kam zgjedhur të qëndroj tek Interi dhe nuk kam gabuar.

Në Serinë A detajet nuk bëjnë diferencën, ndërsa në Champions ku luajnë më të mirët, detajin e bën diferenca dhe ne duhet ta përmirësojmë. Do të ishte hapi i duhur për të bërë diferencën.”, përfundoi Lautaro Martinez.

Related posts

YLLI ARGJENTINAS U TRANSFERUA TEK PSG/ Keylor Navas thur elozhe: Me Icardin jemi më të…

Delo.autor

DËSHTOI ME MILANIN/ Montella kontratë 2-vjeçare me klubin nga Serie A

Delo.autor

FORMULA 1/ Zbulohet misteri, piloti mungoi në Gjermani si pasojë e koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment