Futboll Sport

ECURIA NË EUROPË/ Shqipërinë e kalon edhe… Lihtenshtejni. Ja renditja e plotë

UEFA bën renditjen e përvitshme të skuadrave në bazë të ecurisë që secila prej tyre ka në kompeticionet europiane. Me një pikëzim për çdo fitore të arritur, me një koeficient kampionati, del në përfundim një klasifikim për federatat sezon pas sezoni.

Mirëpo, një renditje e tillë është jo vetëm e përvitshme, por koeficienti për klube përllogaritet duke përfshirë pesë sezonet e fundit. Nëse për sezonin e fundit Shqipëria fiton pikë dhe ka një renditje të kënaqshme, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pesë vitet e fundit, ku edhe shtete si Lihtenshtejni ngjiten më lart sesa ne.

Në sistemin e pikëzimit, çdo fitore shton dy pikë për secilin ekip dhe një pikë për çdo barazim. Për ekipe që marrin pjesë në fazën e grupeve, Champions apo Europa Ligë, si dhe kalojnë ture në këto kompeticione, marrin pikë shtesë ekstra për çdo raund.

Në fund fare, bëhet një përllogaritje e koeficientit për klube në çdo federatë, duke përcaktuar edhe vendet që secila prej tyre përfiton në kompeticionet e UEFA-s.

PESË VITE

Dështim për koeficientin e ekipeve shqiptare mund të konsiderohet pesëvjeçari i fundit. Kjo, për vetë faktin se në sistemin e pikëzimit, humbja është e tillë sepse në mungesë të Skënderbeut që arriti një nivel të lartë klasifikimi në Europë falë dy pjesëmarrjeve në grupet e Europa Ligës, Shqipëria ka çuar në Champions si kampione ekipe pa shumë pikë, si Kukësi, Partizani apo edhe Tirana.

Jo vetëm kaq, por edhe ecuria jo fort e mirë e të gjitha shqiptareve në vitet e fundit ka bërë që në sistemin e pikëve, Shqipëria të zbresë në vend të 41-të. Më keq edhe sesa shtete si Lihtenshtejni, Luksemburgu dhe Armenia.

Related posts

Gerrard me post të ri, nuk do ta besoni çfarë thotë Klopp

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmetaj: Të vazhdojmë të ecim me atë ecuri që…

Delo.autor

NGA NEYMAR TEK RONALDO/ Karantinë me 5 yje, një xhiro në super vilat e futbollistëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment