Futboll Sport

SERIE A FILLON RAUNDIN E 8-TË/ Barazime në Como dhe Genoa! Sot në fushë Milani dhe Juventusi

Serie A e futbollit nisi këtë të shtunë me javën e tetë. Në 15:00, Como dhe Parma barazuan 1-1, ndërsa 2-2 u ndanë Genoa me Bolognan. Kjo e shtunë vijon në 18:00 me sfidën Milan – Udinese, ndërsa në 20:45 Juventusi luan me Lazion.

Në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, Como dhe Parma barazuan 1-1. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Bonny pas 20 minutash, teksa Nico Paz barazoi në fundin e pjesës së parë.

Në “Luigi Ferraris”, Genoa barazoi 2-2 me Bolognan. Orsolini dhe Odgaard shënuan dy herë për miqtë, ndërsa Pinamonti me dopietë barazoi në minutat 73 dhe 8

Serie A, java 8:

E shtunë, 19 tetor 2024

15:00

Como 1-1 Parma

Genoa 2-2 Bologna

18:00 Milan – Udinese

20:45 Juventus – Lazio

Related posts

Kuqezinjtë rikthejnë qetësinë/ MILANI tashmë synon vazhdimësinë në Serie A

Isa.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ylli Rashica drejt largimit, kalon tek skuadra që rrezikon rënien nga Bundesliga

Delo.autor

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Tifozët e Luftëtarit reagojnë ASHPËR: Merrni KAZMA, LOPATA të…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment