Futboll Shqipëri Sport

EGNATIA DHE DINAMO NGRITËN KUPAT/ Presidenti Duka: Duhet t’iu bëjë krenarë ky sukses, më gëzon fakti që…

Egnatia dhe Dinamo ngritën ditën e sotme kupat, si fituese të grupeve të tyre përkatëse në Kategorinë e Parë.

Nuk ka munguar urimi për të dyja skuadrat nga presidenti i FSHF, Armand Duka. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në profilin e tij, i uron suksese të dyja skuadrave, duke thënë se e gëzon fakti se të dyja skuadrat kanë projekte ambicioze dhe infrastrukturë për të ardhmen.

POSTIMI I DUKËS:

Urime Dinamo, urime Egnatia!
Të dashur miq,
Në emër të Federatës së Futbollit dua t’i shpreh urimet më të përzemërta Dinamos dhe Egnatias për suksesin e arritur në Kategorinë e Parë, e cila u kurorëzua me ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Sukses që duhet t’ju bëjë krenar për punën e zhvilluar gjatë këtij edicioni futbollistik. Kjo arritje është e qartë që vjen pas një pune të madhe, investimi të rëndësishëm dhe sakrifice nga të gjithë lojtarët, stafet teknike dhe drejtuesit e klubeve.
Përpara keni një finale që do shpallë skuadrën kampione të Kategorisë së Parë. Festimi i kësaj arritjeje duhet t’ju japë forcë për të punuar më shumë, për të programuar në mënyrën më të mirë edicionin e ri dhe për t’u përmirësuar më shumë cilësinë sportive në të mirën e klubeve tuaja dhe gjithë futbollit shqiptar. Gjithashtu, më gëzon fakti që Dinamo dhe Egnatia kanë projekte ambicioze në infrastrukturë për të ardhmen që janë të domosdoshme për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe si projekt afatgjatë për të qëndruar në elitën e futbollit.

Related posts

NIS MBARË KAMPIONATIN/ Mesfushori i Kombëtares dhuron spektakël, protagonist absolut me 2 asiste (VIDEO)

Delo.autor

LA LIGA/ Reali fiton me përmbysje, Barcelona e mbyll me turp ndaj Osasunas

Delo.autor

KORRUPSION NË FEDERATËN E NJOHUR TË FUTBOLLIT/ Prokuria e Zvicrën i kthen mbrapsht 34 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment