Futboll Seria A Sport

“FALEMINDERIT DHE JU PREMTOJ SE…”/ Tifozeria e Milanit “djeg” selinë kuqezi dhe emocionon Maldinin (VIDEO)

Tifozeria e Milanit, e kënaqur me sezonin dhe kualifikimin në Champions pas 7 vitesh mungesë, sonte ka menduar të surprizojë dhe befasojë…

Paolo Maldini, drejtori i zonës teknike të Milanit, mori sonte një “dhuratë” vërtet emocionuese nga tifozeria më e zjarrtë, Curva Sud.

Të mbledhur përpara “Casa Milan”, qindra mbështetës ndezët flakadan dhe me koret e tyre e kthyen stadium sheshin përpara ndërtesës.

Nga ajo ndërtesë dolën Maldini, Massara dhe drejtues të tjerë, duke falënderuar.

Vetë legjenda me numër “3” mori fjalën:

“Faleminderit djem për mbështetjen tuaj gjatë viteve, mund ta them si lojtar ashtu edhe si menaxher. Ky është vetëm fillimi, është një synim, por është një pikënisje, jo një pikë mbërritje.

Ka pasur momente të vështira dhe do të ketë edhe më shumë.

Ne i përballuam besoj në mënyrën e duhur. Ne jemi Milani dhe duhet të jemi protagonistë . Faleminderit përsëri”

E gjitha u mbyll me shumë duartrokitje nga drejtuesit dhe tifozët!

VIDEO 1

Related posts

Juventus: Buffon ka ende për të shkruar në historinë e futbollit

Q.Autor

Ndeshja me Skënderbeun, Gjyla: Luajmë lojën tonë, objektivi të rikthejmë tifozët në stadium

Sadik.Autor

AS RONALDO AS ICARDI/ Golashënuesit në Serie A: Kryesojnë “të panjohurit”

Isa.Autor

Leave a Comment