Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Tronditet Balkani i Shkëmbit, Arbëria i jep “asist” për titull Prishtinës

Ditën e sotme u luajtën dy sfidat e vlefshme për javën e 33-të në Superligën kosovare, teksa Arbëria mundi në shtëpi 2-3 Ballkanin ndërsa Drenica fitoi 4-2 në shtëpi kundër Llapit.

Ballkani pësoi një disfatë befasuese në shtëpi kundër Arbërisë, teksa vendimtar për miqtë ishte dopieta e Bahitrit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, pas golave të shënuar nga Bahitri për Arbërinë dhe Shala për Ballkanin.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Bahitri dhe goli i Llugiqit të cilët dhanë Arbërisë një fitore të artë që i shërben në garën për mbijetesë. Ballkani pas dy humbjeve radhazi renditet në vendin e 3-të në kampionat në kuotën e 67 pikëve, 5 më pak se Prishtina kryesuesen ndërsa Arbëria në vendin e 9-të në kuotën e 36 pikëve.

Në sfidën tjetër Drenica fitoi në shtëpi 4-2 kundër Llapit, teksa vendimtare për drenicakët ishin golat e Rapos, Meziut dhe Dumanit, ndërsa Monin shkaktoi autogol në pjesën e parë. Me këtë fitore Drenica kalon Llapin në klasifikim duke u ngjitur në vendin e 5-të në klasifikim në kuotën e 41 pikëve.

REZULTATET

Drenica-Llapi 4-2

Shënues: Monin (autogol) 4’, Rapo 48’, Meziu 80’, Dumani 87’/ Hosari 9’, Gardaseviç 86’

Ballkani-Arbëria 2-3

Shënues: Shala 44’, 87’/ Bahitri 7’, 47’, Llugiqi 67’

Related posts

Inter-Juventus, ndeshja e fundit e Gigi Buffon në “San Siro”

Sadik.Autor

Interi në avantazh/ Candreva bën çmendurinë. Shikoje 100 herë këtë SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

“NË TURQI DO SHKOJMË PËR FITORE”/ Flet sulmuesi Cikalleshi: Ndihem shumë mirë me Rejën, dua që ai…

Delo.autor

Leave a Comment