Futboll Sport

MIJËRA DOLLARË NË TAVOLINË/ Zbulohet oferta tunduese për Bekim Balajn

Bekim Balaj është një ndër futbollistët shqiptarë më në zë.

Së fundmi sulmuesi i kombëtares shqiptare, u dha fund fjalëve që mund të rikthehet në Superiore. I ngacmuar në konferencën për shtyp të një dite më parë, shkodrani deklaroi se mund të luajë edhe disa vite te tjera në kampionate më të forta se yni.

Pas një sezoni jo fort të mirë te Sturm Graz në Austri, Balaj është larguar me tre gola të shënuar në kampionat dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Janë të shumta klubet që interesohen për të, por sulmuesi nuk nxitohet.

Ndërkohë “Abcnews.al” ka mësuar së fundmi se ai e ka marrë një ofertë tunduese, nga një klub ku shqiptarët kanë qenë disa kohët e fundit. Bjellorusët e Shakhtyor Soligorsk e kanë pikasur Balajn dhe për të në tavolinë është një propozim interesan

400 mijë dollarë në sezon ofrojnë bjellorusët, që në përbërjen e tyre kanë edhe Valon Ahmedin, një tjetër lojtar që ka qenë kontigjent i kombëtares sonë. Balaj duhet të marrë një vendim për të ardhmen dhe Shakhtyor Soligorsk është në pritje.

Favor për shkodranin është fakti që mund të përshtatet lehtë në Bjellorusi, pasi më parë është aktivizuar në Rusi, Çeki dhe Poloni, me ekipe si Akhmat Grozny, Sparta Praha, Slavia Praha dhe Jagiellonia.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Coutinho shndërrohet në shqetësim për Barcelonën, synohet një tjetër huazim

Delo.autor

HUMBJA ME “MANITA” NDAJ SPANJËS/ Luka Modric sherr me sulmuesin Rebic. Zbulohet arsyeja…

Delo.autor

Inter, Icardi: “Ditëlindje e hidhur, dëshiroj rikthimin me fitore”

Q.Autor

Leave a Comment