Futboll Seria A Sport

HAKIMI I SAKRIFIKUARI I INTERIT/ PSG ofron 60 milionë euro, por drejtuesit zikaltër…

Pas largimit të Antonio Kontes nga Interi, tani skuadra zikaltër do të largojë dhe një nga lojtarët kryesor të fitimit të titullit kampion pas 11 vitesh për arsye të vështirësive financiare të shkaktuar nga pandemia globale e COVID-19.Bëhet fjalë për marokenin Ashraf Hakimi, lojtar që në krahun e djathtë këtë sezon ishte një ndër më të mirët e kampionatit për mos të thënë më i miri, me paraqitjet golat dhe asistet e tij. Në krahun e djathtë për tifozat e Interit ai është cilësuar edhe si Maikon i ri, por tashmë duken se rrugët e tyre edhe mund të ndahen.

Sipas mediave italiane, PSG është futur fuqishëm në garë për shërbimet e 22-vjeçarit maroken nga ku ofron plot 60 milionë euro, por Inter e ka të qartë që pa 80 milionë euro nuk do të negociojnë.

Për momentin është një tratativë e nxehtë merkatoje ku Hakimi do të ishte lojtari i sakrifikuar për të rregulluar bilancet e klubit zikaltër, të shkatërruara nga pandemia globale e Koronavirusit

Related posts

PAS CUTRONES/ Një tjetër lojtar drejt largimit nga Milani, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Ter Stegen mesazh MESSIT: Relaksohu mik, do t’i japim një LEKSION të mirë REALIT

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mourinho rikthehet në Itali pas 11 vitesh, firmos akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor