Futboll Sport

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Qeveria britanike kërkon që ndeshja të luhet në Angli. Ja arsyeja e fortë…

Kualifikimi i dy ekipeve angleze në finalen e Ligës së Kampionëve  “ndezi” thashethemet për transferimin e finales në Angli, e cila është caktuar për tu luajtur në datën 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Sipas “Sky Sports”, qeveria britanike ka shprehur dëshirën që finalja të mbahen në tokën angleze, në mënyrë që të parandalojë transferimin e 8000 tifozëve të Çelsit dhe Mançester Sitit në Turqi, ku rastet me Covid-19 janë në rritje.

Ndër të tjera thuhet se skuadra e Aston Vilës i ka ofruar UEFA-s stadiumin e saj “Vila Park” në Birmingam, në mënyrë që të presë finalen atje.

Nga selia e UEFA-s nuk ka pasur ndonjë reagim pasi para disa ditësh u bë e qartë që vendi ku do të luhet finalja nuk do të ndryshohet, por shtrëngimet nga qeveria turke për shkak të pandemisë mund të çojë në një diskutim të mundshëm. UEFA synon një prani prej 25,000 tifozësh në stadium ku secila skuadër finaliste ka të drejtën të marrë 4 mijë bileta për tifozët e saj.

Related posts

Shkëmbi: Nuk e mendova kë skuadër kisha përballë, ja çfarë iu kërkova lojtarëve në pushim

Isa.Autor

​Sacchi: Napoli e meriton Scudetton, por Juventus…

Q.Autor

Tragjedi në futbollin Anglez, ndahet nga jeta Presidenti i klubit të njohur

Q.Autor

Leave a Comment