Futboll Sport

GABIMET E RIVALËVE I AFROJNË TEK TITULLI KAMPION/ Tifozët “bardheblu” nuk i kursejnë thumbimet. Ja çfarë bëjnë… (FOTO)

Prishtina është më afër se kurrë me titullin kampion në Superligën e Kosovës, teksa kryesojnë renditjen me 72 pikë, 3 më shumë se Drita e vendit të dytë dhe 5 më shumë se Ballkani.

Këto dy skuadrat e fundit, bënë hap fals në kampionat në këtë javë, teksa Drita barazoi në derbi me Gjilanin, ndërsa Ballkani u mposht nga Arbëria ditën e sotme. Këto rezultate kanë gëzuar së tepërmi tifozët e Prishtinës, të cilët tashmë e shikojnë skuadrën e tyre shumë afër me titullin kampion, kur duhen edhe pak javë nga përfundimi.

Pikërisht për këtë arsye, tifozët kryeqytetas “Plisat”, nuk i kanën kursyer thumbat për rivalët, teksa kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet: “Distancë sociale nga klubet sezonale”.

Related posts

INTERI I KËRKON MËSHIRË BARÇËS/ Valverde “SHPËRFILL KËRKESËN” do të bëjë ROTACION

Isa.Autor

ISHTE NË KËRKIM TË NJË SKUADRE/ Ish-lojtari i Milanit rikthehet në Europë tek klubi…

Delo.autor

LARGIMI I XHAMPAOLOS/ Torino zgjedh trajnerin e ri

Delo.autor

Leave a Comment