Futboll Sport

FTESA E PAPRITUR/ Ish-futbollisti i Barcelonës kthehet te kombëtarja e Brazilit në moshën 38-vjeçare

Një lajm surprizues ka qarkulluar së fundmi në media. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dani Alvesh, i cili kthehet përsëri në kombëtaren e Brazilit. Zbulohet se 38-vjeçari, i cili aktivizohet me Sao Paolon, bën pjesë në listën e të grumbulluarve të trajnerit Tite, për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botëroti, kundër Ekuadorit dhe Paraguait.

“Alvesh po kalon një periudhë të mirë dhe ka një histori të gjatë në ekipin kombëtar. Në ndeshje të kualifikueseve të Botërorit nuk ka kohë për riaftësim dhe ai po luan në maksimumin e formës së tij fizike. Ka një aftësi të madhe drejtuese dhe kjo është shumë e mirë për grupin”, deklaroi Tite duke konfirmuar kthimin pas 2 vitesh të futbollistit përsëri në kombëtare.

38-vjeçari po kalon një formë të mirë në kampionatin brazilian, teksa është aktivizuar në minutë në 6 ndeshet e fundit që skuadra e Hernan Krespos ka zhvilluar

Related posts

HUMBI SHUMË EMRA TË MËDHENJ GJATË VERËS/ Simeone flet për largimet: Grizman dhe Godin ishin të rëndësishëm, por më e dhimbshme ishte…

Delo.autor

DY VJET USHTAR OSE 4 MUAJ BURG/ Karriera e 18-vjeçarit të Fulham në udhëkryq, ja arsyeja

Delo.autor

“KJO TIRANË MË E DOBËT? KINI RESPEKT PËR LOJTARËT RINJ”/ Egbo: Do të shikojmë në kampionat

Delo.autor

Leave a Comment