Futboll Kategoria Superiore Sport

FUTBOLLI I PARALIZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Më sytë nga qeveria, Superliga gati të rinis stërvitjet!

Nga Egbo tek Shehi dhe shumë personazhe të tjerë të futbollit në vend, i kanë bërë thirrje qeverisë që të lehtësoj disi masat për futbollin në mënyrë që lojtarët të rifillojnë stërvitjet. Në një kohë kur prej disa ditësh qeveria shqiptare ka lehtësuar masat për shumë aktivitete të ndryshme, futbolli sërish ka mbetur jashtë këtyre kategorive duke u konsideruar si një sektor me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e coronavirus. Në mënyrë individuale disa klube, që e kanë infrastrukturën e duhur për tu stërvitur, duke respektuar rregullat e distancimit social e kanë bërë diçka të tillë, janë stërvitur në fushë, por kjo kurrsesi nuk është e mjaftueshme.

Zyrtarisht klubi i Tiranës i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit që të zbresin në stërvitje që këtë të hënë. Bardheblutë plotësojnë të gjithë kushtet sanitare në një kohë kur kanë në dispozicion tre fusha stërvitore çka i mundëson të stërviten në grupe të vogla. Pavarësisht kërkesës së Tiranës, drita jeshile do të jepet për të gjithë, jo në mënyrë individuale, por më parë duhet marrë konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë. Pavarësisht se Tirana ndodhet në krye të klasifikimit, plus 9 pikë nga Kukësi, kryeqytetasit kërkojnë të zbresin sa më shpejt në fushë për të mbyllur një sezon ku janë shumë pranë titullit kampion, titull të cilin dëshirojnë ta fitojnë në fushë.

(BalkanWeb)

Related posts

Lajme të këqija në prag të Barça-s, dëmtohet ylli i Roma-s

Sadik.Autor

Rikthehet Malota, mbrojtësi flet për herë të parë për problemet me shtetin

Sadik.Autor

AGNELLI NUK E DO TEK INTERI/ Dybala “niset” drejt… Parisit

Delo.autor

Leave a Comment