Futboll Seria A Sport

“KY INTER ËSHTË PËR TITULL”/ Flet Antonio Cassano: Mbrojtja më e fortë se…

Antonio Kasano ka qenë edhe një herë i ftuar në programin televiziv italian “Tiki Taka”, ku ka thënë fjalën e tij si tifoz zikaltër lidhur me argumentet që u përkasin ambienteve zikaltër dhe jo vetëm atyre.

“Jam i karikuar për këtë Inter. Këto suksese shtojnë moralin dhe entuziazmin, skuadra nuk ka vuajtur shumë, edhe pse ka pasur disa vështirësi në nivel ritmi. Megjithatë, është një grup kompakt, nuk mund të shpërbëhet lehtë. Unë e përsëris, këtë vit Interi fiton titullin. Kanë vepruar mirë në merkato, u mor edhe një trajner i madh. Lukaku iu ‘rrëmbye’ Juves? Nuk besoj, bardhezinjtë ndërhynë vetëm për të shqetësuar, kanë në ekip katër qendërsulmues”.

MBROJTJA – Më tej, ish-sulmuesi interist (në sezonin 2012-’13) ka analizuar mbrojtjen aktuale të skuadrës së drejtuar nga Konte: “Kjo prapavijë është më e fortë se ajo e Juves së Kontes: Godin, De Vraj dhe Shkrinjar janë tre lojtarë me eksperiencë të madhe, ndërsa te Juventusi ishin dy plus një, Bonuçi, i cili në njëfarë mënyre përfitoi nga zotësia e dy të parëve. Shkrinjar është një mbrojtës fantastik, kur luante te Sampdoria i thosha gjithmonë se duhet të shkonte te Mançester Junajtid. Në fund e bleu Interi dhe kështu jam më i lumtur. Nëse lojtarët vazhdojnë ta ndjekin Konten, do të jetë një sezon fantastik”, përfundoi Kasano.

Related posts

TENIS/ Surpriza në turneun Masters në Madrid, gjermani Zverev eliminon Rafael Nadal

Delo.autor

FESTË NË FAMILJEN SCHUMACHER/ Michael “e pret” ditëlindjen e 51 në krevat

Delo.autor

E FUNDIT/ Tërmet tek Inter, ylli i merkatos del pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment