Futboll La Liga Sport

“I PËLQEJ SFIDAT, DO TË BËJMË HISTORI”/ Mbrojtësi Alaba: Po pres me padurim të luaj me këtë ekip legjendar

Që prej pasdites të së premtes, David Alaba është lojtari më i ri i Realit të Madridit. Lajmin e bëri të sigurt skuadra madrilene përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte një vendim që mbrojtësi e kishte marrë prej kohësh dhe e dinte që herët a vonë do të shkonte në klubin spanjoll.

Ai thotë se Reali ishte zgjedhja e tij e parë dhe tani po pret me padurim që të luajë me “Galaktikët”. “Nuk më kanë planifikuar shumë skuadra. Nuk e di si kanë qenë idetë e tyre, por Reali ishte i pari në listë. Ashtu si Bajerni, janë dy nga skuadrat më të mëdha në botë për historinë dhe traditën speciale”, ka thënë Alaba. Mbrojtësi i majtë austriak e ka të sigurt që erdhi në këtë ekip për të luftuar për gjithçka.

“Ka pasur shumë futbollistë të mëdhenj në historinë e Realit të Madridit, shumë fitore dhe tituj. Unë dua t’u bashkohem dhe të vazhdojmë këtë histori suksesi me klubin dhe tifozët. Është një kapitull i ri për familjen dhe për mua. Dua që të rritem në aspektin personal dhe profesional. Për këtë arsye kam ardhur në Madrid”, vazhdon më tej lojtari i ri i spanjollëve. Në fund, ai e pranon presionin e madh që ekziston në këtë skuadër. “E di që duhet të fitojmë tituj dhe ndeshje. Unë kam një mentalitet fitues dhe e di që duhet të vazhdoj kështu.

Aventura te Bajerni më ka shërbyer për këtë gjë. Dua që të sjell eksperiencën time dhe kualitetin në fushën e lojës”, theksoi mbrojtësi. Ai po e pret me padurim momentin për të zbritur në fushën e lojës. “U largova nga një klub special për të luajtur në një tjetër klub special.

Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Realit të Madridit. Pas kaq vitesh në Mynih, ishte momenti për sfida të reja dhe do të jap më të mirën për të vazhduar historinë në këtë klub special. Po pres me padurim momentin për të luajtur ndeshjen e parë me këtë fanellë legjendare. Jam i bindur që kjo eksperiencë do të jetë e mbushur me sukses”, përfundoi mbrojtësi i Realit të Madridit.

Related posts

Shkëmbimi Caldara- Bonucci shumë pranë, ja sa vlerësohet kartoni i tyre

Isa.Autor

Dështoi tek Interi, por në Brazil po çmenden nga Gabigol

Q.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Manchester United bëhet me trajner të ri, ja kush i zë vendin Solskjaer

Delo.autor

Leave a Comment