Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Pritet të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, ja shpërblimi i majmë për “Shkodranët”…

Suksesi i Vllaznisë në finale të Kupës, pa dyshim pritet që të shoqërohet edhe me premio nga ana e klubit. Drejtuesit e klubit mësohet se do ta stimulojnë skuadrën e tyre për këtë përballje finale.

Ato e bënë një gjë të tillë edhe në takimet e fundit të kampionatit, sidomos në përballjen ndaj Partizanit ku edhe skuadra shkëlqeu si me rezultate dhe me lojë.

Në sfidën e fundit të sezonit futbollistik, aq më tepër kur flitet për fitimin e një trofeu të munguar prej 13 vitesh parashikohet ekipi të marrë një tjetër motivim nga drejtuesit. Për momentin shifra që do të përfitojë Vllaznia në rast të fitimit të Kupës nuk është bërë publike, por nisur nga të gjithë faktorët, pritet që të jetë më e madhja që është dhënë këtë edicion në Shkodër.

Related posts

“KOHA ERDHI”/ Thomas Muller njofton largimin nga Bayern Munich pas 25 vitesh

F.autor

Mos e beso po deshe, tërmet i vërtetë në Meksikë pas fitores ndaj Gjermanisë (FOTO)

Sadik.Autor

Momenti rrëqethës pas golit të Salah, shoku i përshkruan golin tifozit të verbër (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment