Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ “Sirena” arabe për mesfushorin Calhanoglu. Klubi nga Katari i ofron marrëveshjen faraonike

Aventura e Hakan Çalhanoglu tek skuadra e Milanit si duket po vjen drejt fundit pasi palët nuk kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së mesfushorit që skadon i këtë verë.

Por mediat italiane kanë zbuluar detaje të tjera mbi të ardhmen e mesfushorit kuqezi. Sipas të dhënve të fundit skuadra nga Katari, Al Duhail i ka ofruar Çalhanoglus një kontratë faraonike prej 32 milion eurosh për 4 vite.

Gjithashtu raportohet se është lënë një takim nga përfaqësues të lojtarit me zyrtarë të klubit në Katar, për të diskutuar mbi të ardhmen e 27 vjeçarit.

Aktualisht Hakan, fiton 2.5 milion euro në sezon dhe synimi i agjentëve të tij ishte të nënshkruhej një marrëveshje e re me të paktën 5 milionë euro në sezon, por Milani kishte ofruar vetëm 4.

Me hyrjen në skenë të klubit nga Katari, situata ndryshon rrënjësisht pasi më pare dhe Juvja ishte interesuar për shërbimet e mesfushorit turk.

Related posts

Skadimi i kontratës, Arsenali bën ofertën e fundit për Ozil

Q.Autor

PËRFITON NGA GABIMI I PORTIERIT/ Firmino dyfishon rezultatin ndaj Portos me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Drejtori sportiv i BVB-së, Zorc: Aubameyang në planet e klubit

Delo.autor

Leave a Comment