Champions League Futboll Sport

Njeriu që vendosi kualifikimin e Realit, talenti që u ble vetëm 1 mln euro

Me 2 korrik, 2015, Real Madrid zyrtarizoi blerjen e Lucas Vazquez nga  Espanyol për shifrën 1 milion euro.  Duke patur parasysh vlerën aktuale të lojtarit, kjo mund të duket absurde, pasi ai ishte heroi në ndeshjen e fundit në Santiago Bernabeu.

Penalltia e fituar kundër Juventusit, ishte vepra e fundit, krahasuar me momentet e tjera që ai ka qenë vendimtar për Realin. Në Champions League, përjashto Cristiano Ronaldon, ai ka qenë lojtari më vendimtar.

Ndeshja me PSG

I mjaftuan vetëm dhjetë minuta në ndeshjen e parë, që të kthente ndeshjen. Kur rezultati ishte 1-1, aktivizimi i tij bëri që ndeshja të përfundonte 3-1. Ai se bashku me Marco Asension, ishin ata që ndryshuan komplet ndeshjen.

Në ndeshjen e kthimit, ai dha një assist për Ronaldon tek goli i parë pas një kombinimi fantastik me Asension.

Një yll në Milano

Nuk pati rënie të formës, madje as në finalen e Champions League kundër Atletico Madrid. Kur fati i ndeshjes varej nga penalltitë, ai realizoi penalltinë e parë.

Nga hero në finale, por vetëm një vit më vonë, ai u lë jashtë listës së Cardiff.

Ai e mbështeti ekipin nga tribuna, pa krijuar polemika. Kjo tregoi klasin dhe karakterin e tij që u vlerësua nga të gjithë.

Kupa e Botës

Ai tashmë koleksionon dy Champions League, dhe synimi i rradhës është fitimi I Kupës së Botës.

Ai dëshiron të jetë në listën përfundimtare të Julen Lopetegui dhe të udhëtojë në Rusi. Një ëndërr që po realizohet për Lucas Vazquez i cili po kalon një sezon perfekt

Related posts

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Manchester City gati 80 milionë për yllin “Los Blancos”…

Delo.autor

MILAN KËRKON TALENTIN E EUROPËS/ Ajax është pranon vetëm nëse…

Delo.autor

LAJM ZYRTAR: Interi shpallet KAMPION i Italisë

Delo.autor

Leave a Comment