Futboll Seria A Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ De Laurentiis: Janë të gjitha gënjeshtra. Ja kur prezantohet trajneri i ri

“Sergio Conceicao nuk do të jetë trajneri i ri i Napoli-t”.

Ky ka qenë pohimi i presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, për Maisefutbol, faqe sportive portugeze.

“Janë të gjitha gënjeshtra. Trajnerin e ri të Napoli-t e kemi gjetur dhe do ta lajmërojmë pas një javë”.

Numri një i klubit napolitan, gjithesi, ka pranuar se ka folur me super menaxherin Jorge Mendes:

“Jorge është një mik. Kemi zhvilluar disa biseda në tre muajt e fundit dhe ai ka propozuar tre ose katër trajnerë, por nuk kemi nisur asnjë negociatë. Nuk kam folur kurrë me Sergio Conceicao”, ka thënë De Laurentiis.

Related posts

PARTIZANI-EGNATIA/ Minuta të mira për “Demat”, Filipoviç humbet dy raste të arta (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pas 18 vitesh, Fernando Torres i jep fund karrierës në futboll

Delo.autor

TRANSFERIMI I BUJSHËM/ Valon Berisha “KËRCËNON” yjet e Lazios, dikush duhet të largohet për të

Delo.autor

Leave a Comment