Futboll Seria A Sport

JEP LAJMIN E BUJSHËM/ Presidenti i Serisë A: Në vitin 2024 kampionati do të reduktohet me…

Në Itali ka kohë që flitet për një ulje të numrit të skuadrave nga 20 në 18 dhe për këtë çështje ka folur sot dhe presidenti i Serisë A, Paolo del Pino, i cili u shpreh se po punohet shumë në këtë aspekt dhe shumë shpejt mund të ketë një vendim final.

“Reduktimi i Serie A në 18 ekipe është një temë që është diskutuar për një kohë të gjatë, shumë e dashur për klube të ndryshme dhe gjithashtu dhe për federatën.

E gjithë kjo fillon nga supozimi themelor, sistemi i ndeshjeve. Nga viti 2024 ne do të kemi një kampionat të ri me më shumë ndeshje. Ne tashmë kemi ndryshuar formatin e Kupës së Italisë për të zvogëluar angazhimet sepse lojtarët nuk janë makina.

Duhet të ndërtojmë diçka që është funksionale në lidhje me sistemin e përgjithshëm. Jemi në diskutime të avancuara me klubet tona dhe kjo temë shumë shpejt do të marrë zgjidhje në zyrat e federatës”.

Related posts

DRITË JESHILE PËR MILANIN/ Fondacioni Elliott ka vendosur të investojë 

Isa.Autor

Pjesa e parë/ Tension, por pa gola në “Emirates Stadium”, Marseille zhbllokon rezultati (VIDEO)

Sadik.Autor

E BUJSHME TEK AJAX/ Agjenti Raiola i heq falas talentin e Akademisë dhe e afron me Leipzig

Delo.autor

Leave a Comment