Futboll Premier League Sport

E RËNDË NË ANGLI/ U sulmua nga banditë, reagimi i lojtarit të Arsenalit bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku në qendër është një ndër lojtarët e Arsenalit.  Mbrojtësi i “topçinjve” Gabriel u sulmua nga disa banditë.

Një video që ka qarkulluar lidhur me këtë ngjarje po bën bujë në të gjitha mediat. Në të duket një person me maskë dhe me një shkop bejsbolli. Banditi i kërkoi çelësat e makinës Gabrielit, së bashku me telefonin dhe orën e dorës.

Në atë moment mbrojtësi ka rezistuar dhe pas një përleshje arriti që të dilte nga situata e vështirë. Banditi u largua me vrap.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, përgëzoi lojtarin e tij: “Gabi tregoi karakter dhe e përgëzoj për atë që bëri. Klubi po e mbështet që ai ta kalojë sa më mirë këtë incident”.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Britania e Madhe: Të ndalohet Roman Abramovich, t’i merret klubi i Chelsea-t dhe pasuria

Delo.autor

PAS NJË KROSIMI NGA JORDI ALBA/ Suarez ndëshkon Espanyol dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM MODRIC/ Inter përgatit GODITJEN e dyfishtë për titullin dhe Champions-in

Sadik.Autor

Leave a Comment