Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-ATALANTA/ Pritet të luhet finalja e Coppa Italia. Nga Gjimshiti tek Ronaldo, ja formacionet e mundshme…

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Atalantës, sfidë e cila vlen shumë për të dyja ekipet.

Pas një sezoni aspak pozitiv, skuadra e Pirlos do të tentojë të ngrejë sadopak moralin për të ngritur një trofe këtë sezon megjithëse synimi i tyre është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. Nga ana tjetër Atalanta nuk e ka fituar asnjëherë Kupën dhe do të kërkojë t’ia arrijë qëllimit mbrëmjen e sotme pas finales së humbur kundër Lacios dy sezone më parë.

Bardhezinjve do t’i mungojë qendërmbrojtësit Leonardo Bonuçi dhe mbrojtësi i krahut Aleks Sandro. Pirlo pritet të hedhë nga minuta e parë ne sulm dyshen Ronaldo-Dibala me këtë të fundit që ka fituar balotazhin me Moratën.

Në krahun tjetër Gasperini do t’i besojë sulmin Pesinën dhe Zapatën ku pas tyre do të qëndrojë në mbështetje lojtari më në formë i zikaltërve, Ruslan Malinovski. Ndërkohë nga minuta e parë pritet ta nisë takimin dhe mbrojtësi Kombëtares, Berat Xhimshiti i cili do të ketë jo pak punë mbrëmjen e sotme.

Atalanta: Golini; Toloi, Romero, Xhimshiti; Hatebur, De Ron, Frojler, Gosens; Pesina; Malinovski, Duvan Zapata

Juventus: Bufon; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Danilo; Mekeni, Bentankur, Rabiot, Kiesa; Dibala, Kristiano Ronaldo.

Related posts

E BUJSHME/ Pirlo kërcënohet me vdekje, Juventus projekton rikthimin e ish-trajnerit në stol

Delo.autor

Debutim “përrallor” për Mezanin, Luftëtari mposht Teutën në “shtëpi”

Isa.Autor

Makina “tradhëton” takimin sekret Aubameyang-Arsenal

Q.Autor

Leave a Comment